Albspirit

Media/News/Publishing

TAP, Shqipëria përfiton 99 milionë dollarë

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese miraton një prej ligjeve më të rëndësishme, atë  “Për ratifikimin e marrëveshjes së ndryshimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me marrëveshjen me qeverinë e vendit pritës”, pjesë e së cilës janë edhe përfitimet lokale, që do të bëjë në interes të komunitetit shoqëria TAP.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Koli Bele, tha se përfitimet mund të grupohen në tri kategori:

“Janë ato përfitime që kanë të bëjnë me amendimet e legjislacionit me efekt fiskal, dhe si të tilla janë përfitime që do të shtrihen gjatë gjithë periudhës kur TAP do funksionojë, pra fillojnë nga ky moment dhe kanë përfitime për gjithë këtë periudhë; janë ato përfitime të karakterit ligjor, ku më i prekshmi përsëri lidhet me pjesën e stabilitetit fiskal, por dhe me atë që është vetë zgjatja e kësaj marrëveshjeje; krahas kësaj, elemente të tjerë të rëndësishëm të kësaj marrëveshjeje kanë të bëjnë me përfitimet direkte për komunitetin, të cilat janë si pagesa direkte për projekte komunitare. Nëse do t’i kuantifikonim këto benefite, mund të themi që në total, duke përfshirë edhe efektin afatgjatë të lehtësisë fiskale dhe të ndryshimeve me efekt fiskal, arrijmë në një marzh i cili është afërsisht 90 milionë dollarë”, tha Bele. Sipas tij, Shqipëria është e angazhuar që të rrisë përfitimet e saj nga ky projekt. Kjo lidhet me ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për gazifikimin dhe shfrytëzimin e gazit nga industria.

Please follow and like us: