Albspirit

Media/News/Publishing

Schaeuble: Duhet një Francë e fortë dhe pro-Europës

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, tha se Gjermanisë i duhet një Francë e fortë dhe pro-Europës që të mbajë në këmbë unionin, dy javë përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Komentet e ministrit reflektojnë mospëlqimin nga Qeveria gjermane të lideres së Frontit Nacional, Marine Le Pen, që kërkon të braktisë valutën e përbashkët.  “Na duhet një Francë e fortë, pro Europiane.

Na duhet Franca që të mbajmë në këmbë Europën. Shpresoj që Le Pen të mos bëhet presidente”, tha Schaeuble.  Raundi i parë i votimeve do të nisë më 23 Prill dhe dy kandidatët kryesorë do të vazhdojnë të përballen në votimin e 7 Majit.

Sondazhet tregojnë se Le Pen do të kryesojë në raundin e parë, por do të humbasë ndaj Emmanuel Macron më 7 Maj.  Duke theksuar nevojën e Francës që të ketë një rol të plotë në Bashkimin Europian dhe duke reflektuar tronditjen nga dalja e Britanisë, Schaeuble tha se “Gjermania nuk mund ta udhëheqë Europën e vetme”.

Ministri tha se vendi ka patur përgjegjësi për të drejtuar Europën për shkak të pozitës gjeostrategjike, por shtoi se njerëzit presin shumë nga Gjermania dhe se pa Francën nuk mund t’ia dalë dot.

Please follow and like us: