Në vitin 1940, kur vendi ishte në pushtimin italian, organizimi territorial ishte në 10 prefektura. Raporti i atij viti që publikohet nga “SCAN”, jep të dhëna interesante për secilën prefekturë, qytet, e fshat të vendit duke dhënë në mënyrë të detajuar shifra për numrin e banorëve, aktivitetin ekonomik, drejtuesit e pushtetit lokal të kohës, etj. Aktivitetet kryesore ishin të përqëndruara në qendrat e prefekturave. Raporti përmban të dhëna të detajuara për 225 fshatra e qytete të vendit. Mëposhtë jepen të dhëna se si ishte ndarja territoriale e vendit dhe situata ekonomike e sociale e 38 qyteteve e fshatrave. Nesër (të premten) publikohet pjesa e dytë e raportit me detajet për 187 qytete e fshatra të tjerë të vendit.
k.k/SCAN
PREFEKTURAT 1940
GJIROKASTËR
Sipërfaqja kilometra katrorë 4.142
Banorë 143.920
Besimi: Ortodoksë grekë 51 %; Muslimanë 49%
Qendra: Gjirokastra-Banorë 10.836
Nënprefektura: Delvina, Libohova, Përmeti, Saranda (Porto Eda)
BERAT
Sipërfaqja kilometra katrorë 3.932
Banorë: 142.612
Besimi: Muslimanë 73%; ortodoksë grekë 27 %
Qendra: Berati -12.000 banorë
Nënprefektura: Ballsh, Çorovoda, Fieri, Lushnja
KORÇA
Sipërfaqja kilometra katrorë 3.212
Banorë 147.534
Besimi: Muslimanë 61%; ortodoksë 39 %
Qendra: Korça- -Banorë 24.000
Nënprefektura: Bilishti, Erseka, Leskoviku, Pogradeci
DIBRA
Sipërfaqja kilometra katrorë 2.386
Banorë 86.992
Besimi: Muslimanë 61%, Katolikë 9%, Ortodoksë 2 %
Qendra: Peshkopia-Banorë 2.745
Nënprefektura: Burreli
DURRËSI
Sipërfaqja kilometra katrorë 1.596
Banorë 77.890
Besimi: Muslimanë 89%, Ortodoksë 6%, Katolikë 5 %
Qendra: Durrësi-Banorë 9.022
Nënprefektura: Kruja, Kavaja, Shijaku
ELBASANI
Sipërfaqja kilometra katrorë 2.955
Banorë 111.442
Besimi: Muslimanë 92%, Ortodoksë 8 %
Qendra: Elbasani -Banorë 14.000
Nënprefektura: Gramshi, Peqini
KOSOVA
Sipërfaqja kilometra katrorë 2.135
Banorë 49.119
Besimi: Muslimanë 91%, Katolikë 9%
Qendra: Kukësi -Banorë 2.000
Nënprefektura: Bicaj, Tropoja
SHKODËR
Sipërfaqja kilometra katrorë 4.870
Banorë 132.307
Besimi: Katolikë 64%, Muslimanë 34%, ortodoksë 2%
Qendra: Shkodra -Banorë 29.209
Nënprefektura: Lezha, Blinishti, Kodra, Kopliku, Puka
TIRANA
Sipërfaqja kilometra katrorë 850
Banorë 57.808
Besimi: Muslimanë 84%, Ortodoksë 10 %, Katolikë 6%
Qendra: Tirana -Banorë 35.000
Nënprefektura: Nuk ka
Është kryeqyteti i Mbretërisë
VLORA
Sipërfaqja kilometra katrorë 1.360
Banorë 53.461
Besimi: Muslimanë 65%, Ortodoksë 34 %, Katolikë 1%
Qendra: Vlora -Banorë 10.000
Nënprefektura: Himara
LEZHE
Nënprefekturë. Afërsisht 1 mijë banorë. Ka bashki, postë e telegraf. Industri lëkurësh, bulmeti, leshi, xunkthi
APOLLONI
Qendër e vogël ku dikur ekzistonte një qytet i madh. Janë në punim e sipër gërmimet për pasuritë e antikitetit. Ka rreth 100 banorë.
GJIROKASTER (Prefekturë)
Nënprefektura: Delvina, Libohova, Përmeti, Saranda, Tepelena. Qendër aktive e artizanatit të drurit dhe qendër intelektuale. 10.836 banorë. Episkopati grek ortodoks-Shkollë Normale-Gjykatë-Spital-Postë, Telegraf e Telefon
Prefekt: Dant Çarçani
Komandant ushtarak: Arturo Pascale
Kryetar i Bashkisë: Rasim Babameto
Sekretar: Lito Koçio
Ujësjellës: “Ozono” kompani italiane
Hotele: “Impero”, “Reale”, “Savoia”.
Banka: Banka Kombëtare Shqiptare, Banka e Napolit, Vasil Shahini bankier privat e agjent për këmbime valutore
Fabrika birre: Birra “Korça”, filial i fabrikës së Korçës
Tregti këpucësh e sendesh të tjera: Vllazen Bakiri, Habib Ferik, Z.Fidhi &S.Mosko dhe Zija Hasho
Kancelari e librari: Ismail Golemi, Javer Gorica
Dhoma Frigoriferike: Birra “Korça”, Shoqëri Anonime
Kinkaleri: Xhevdet Selfo, Ali Zani
Ndërtime rrugësh e banesash: ASA (Agjencia e Rrugëve Shqipëri), Provera & Inxhinier Carrassi, Puricelli (Shoqëri), Xhevdet Selfo
Farmaci: Besim Gega, Aleks Ceçi
Hekurina: Jannetas Aristidhi Basileus, Xhevdet Selfo
Sende ushqimore: Hamet Dobi, Andon Kabibi, Niko Tola, Vheip Hassan & Haki Omar, Zoi Lito
Tregti leshi e manifakturë: Zoi Lito, Mihal Dilo, Leonidha Duda, Haim & Marko Battino, Thoma Lito, Vasil LIto, Vëllazëria “Sabri Shtino”
Materiali ndërtimi: Xhendet Selfo
Mallra të ndryshme: Sabri Shtino & Vëllazën
Udhëtim Ajror: Shoqëria “Ala Littoria”
Lëkurë: Ferik Habib, Z.Fidhi& S.Mosko, Thanas Papavangjeli& Djemtë, Ramis & Ismail Asslan
Parfumeri: Ismail Golemi
Restorante: “Impero”, “Savoia”
BADILONI ( Gjirokastër)
Në luginën e Vjosës, 200 banorë
BACALLEK (Shkodër)
Pak kilometra mbi prefekturën. Kultivohen vreshta rrushi, pemë frutore, kopshte.
BALLSH
Nënprefekturë. Është një fshat i vogël me 500 banorë. Postë e Telegraf.
BARBULLUSH (Shkodër)
6 kilometra nga prefektura. 1300 banorë. Kultivohet grurë dhe misër. Bashki, Postë e Telegraf në Bushat.
BARDHOC
Zonë e banuar mes Kukësit e Prizrenit. 200 banorë.
BAZ (Dibër)
5 kilometra nga Burreli. 300 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
BELICE (Dibër)
4 kilometra nga Peshkopia. 200 banorë. Postë e Telegraf.
BERAT (PREFEKTURË)
Nënprefektura: Ballshi, Çorovoda, Fieri, Lushnja. Qytet i banuar nga artizanë të vendosur në kodër gëlqerore. Ka 12 mijë banorë. Ka një shkollë të mesme profesionale, Gjykatë, Postë, Telegraf, Telefon, Aeroport
Prefekt: Avni Koka
Shef i Policisë: Skënder Selmanaj
Kryetar i Bashkisë: Izedin Vrioni
Sekretar: Anastas Goxhahani
Hotele: “Kolombo”, “Savoia”, “Tirana”
Garazhe: Adem Laro, Mehmeti
Transport Automobilistik: Adem Laro, linja Berat-Vlorë e Berat-Durrës-Tiranë
Banka: Banka Kombëtare e Shqipërisë, Banka e Napolit
Tregti Druri: Konstandin Lefta, Ilahmi Nepravishta
Materiale ndërtimi: Konstandin Lefta
Ndërtime rrugësh e banesash: C.E.L.P.A (Shoqeria e Punëve Publike), sipërmarrje me qendër në lagjen “Goricë”, sipërmarrja “Kolombo”, A.B.C, Hasan Sinani, shoqëria Puricelli
Transport: Adem Laro, Shaban Dardha, Anastas Ndrio, Andon Topi, Vangjel Xhamo
BERBAT (PR. KOSOVË)
10 kilometra nga Tropoja. 250 banorë.
BICAJ (PR. KOSOVË)
Nënprefekturë. Rrugës për në aeroportin e Kukësit. 300 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
Tregtarë: Hajet Halimi, shoqëria Shiroka, Vllazën Spahia
BILISHTI (PR.KORÇË)
Nënprefekturë. 2500 banorë. Bashki, Postë, Telegraf.
Nënprefekt: Kristaq Kirka
Kryetar i Bashkisë: Faik Babani
BLLATË( PR. DIBËR)
Vendbanim në kufirin shqiptar-jugosllav në rrugën Peshkopi-Dibër.
BLINISHT( PR.SHKODËR)
Nënprefekturë. Në Mirëditë. Qendër agrare në ultësirën e Zadrimës. 150 banorë.
BOBOSHTICË (PR. KORÇË)
Vend me klimë të mirë. 12 kilometra nga prefektura. 200 banorë. Varet nga komunae Korçës.
BOGA( PR.SHKODËR)
49 kilometra nga prefektura. Lëndinë malore. 300 banorë. Postë e Telefon. Varet nga Komuna e Shkrelit.
KUÇOVA
Komunë e rëndësishme 15 kilometra nga prefektura. Më shumë se 2 mijë banorë, gjysma e të cilave janë italianë. Ka zyrë Poste e Telegraf.
Bankat: Banka e Napolit, degë
Fabrikë Birrë: “Birra Korça”, filial I fabrikës së Korçës
Prodhim bitumi: AIPA (Kompania Italo-Shqiptare e Naftës)
Dhoma Frigoriferike: Shoqëria “Birra Korça”
Ndërtime rrugësh e banesash: Inxhinier Alberto Bauco, sipërmarrja “Bricoli”, SACFEM (Shoqëria e ndërtimeve hekurudhore e detare), sipërmarrja “Santinello”, Selman Mersa.
Udhëtime ajrore: Shoqëria “Ala Littoria”
Vajguri: AIPA
BORIC (PR. SHKODËR)
4 kilometra nga prefektura. 200 banorë, merren me agrikulturë e peshkim.
BORSHI (PR. GJIROKASTËR)
Qendër e vogël në rrugën Vlorë-Sarandë. 98 kilometra nga Vlora. 100 banorë.
BULARAT (PR.GJIROKASTËR)
Lokalitet i vogël malor.
BURGAJET (PR.DIBËR)
91 kilometra nga Durrësi, në rrugën e Burrelit. 250 banorë.
BURREL ( PR.DIBËR)
Nënprefekturë. 500 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
BUSHAT (PR. SHKODËR)
Bashki, Postë e Telegraf.
BUTRINT (PR.GJIROKASTËR)
Qytet arkeologjik. Një orë e gjysëm larg Sarandës në rrugë detare.
KAKAVIJË (PR.GJIROKASTËR)
Vend kufitar. 200 banorë. Doganë, postë policie, Telefon.
KAPSHTICË (PR.GJIROKASTËR)
Fshat kufitar me Greqinë. 150 banorë. Doganë. Varësi nga komuna e Bilishtit.
ÇEPUNA (PR.GJIROKASTËR)
Në rrugën Vlorë-Gjirokastër. 300 banorë. 5 kilometra larg është manastiri kun ë 1914 grekët kryen masakra.
CETUSHI(PR.DIBËR)
Afër Peshkopisë. 300 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
ÇOROVODË (PR.BERAT)
Nënprefekturë. Në rajonin e Skraparit. 500 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
Sende të ndryshme: Muharrem Kapllani, Huso Pasho.
KËLCYRA (PR.GJIROKASTËR)
Lokalitet i vogël, i njohur sidomos për kryqëzimin rrugor Tepelenë-Vlorë-Gjirokastër e Korçë
KOLONJË-ERSEKË (PR.KORÇË)
Nënprefekturë. 2500 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
Nënprefekt: Teki Rusi
Kryetar i Bashkisë: Muço Qesaka
KORÇË (PREFEKTURË)
Nënprefektura: Bilishti, Erseka, Leskoviku, Pogradeci. Lulëzojnë industri të ndryshme mes të cilave përpunimi I duhanit. 24 mijë banorë. Ka një lice klasik, shkollë të mesme për formimin professional, gjykatë, spital, Postë, Telegraf, Telefon, stacion radio, aeroport.
Prefekt: Tef Naraçi
Shef i Policisë: Giovanni Guitani
Komandant ushtarak: Kolonel Felice Trizio
Kryetar i Bashkisë: Reshat Asllani
Sekretar: Petraq Pilkati
Ujë i distiluar: Uji mineral “Kristal”, Birra “Korça”.
Ujësjellës: Condotte d’Acqua, shoqëri italiane
Hotele: “Imperial”, “Roma”, “Pallas”.
Fabrikë Birre: Birra “Korça”, shoqëri anonime
Fabrika alkooli: shoqëria “Mërkur”
Aparate higjenike, shëndeti e ngrohje: Vëllezërit “Feltrinelli”, Impiantë sanitarë
Sigurime: Agjencia “Assicurazioni Generali”, Agjencia “Fiume”
Garazhe, servise: Naum Beluri, Vllazën S.Çili, Spiro J. Profiri, Xhoxha Themeli
Banka: Banka Kombëtare e Shqipërisë, Banka e Napolit
Çimento e gëlqere: Vëllezërit Feltrinelli
Qymyr: Shoqëria Koncesionare e Karbonit Mboria-Drenova
Dhoma Frigoriferike: Shoqëria “Birra Korça”
Biçikleta e Motoçikleta: LL. Fundo& Bijt, LL. Petraq Çipi, Vllazën Preveza
Ndërtime rrugësh e banesash: Sipërmarrja “Belloti”, inxhinier Riçardo Cozzaglio, Misto Koçi, inxhinier Anastas Pilika, Inxhinier Carrasi & Provera, SASELP (shoqëria e punëve publike), sipërmarrje “SIPARI”, sipërmarrje “ STAÇIOLI”, sipërmarrje “VASELLI”, shoqëria anonime “VIANINI”.
Elektricitet: Shoqëria e përgjithshme e Elektricitetit
Sende Ushqimore: Stavri Ballta, Dh.Petra&Th.Boçi, I.Kaçadani & Toma, Rexhep Merdani& Shoqëria, Kostaq Kaçadani, Vasil Papadhimitri, Vllazën Papanikolla, Vllazën Qiriako, Vllazën Qirinxhi, Vllazën Turtulli, Vllazën Zahara
Tregti lëndësh drusore: Thoma Arrëza, Vëllezërit Feltrinelli, Kostaq Ilo, Irahli&Petraq Katro, Goni Katundi, Pandeli Nova, Vangjel Papaharallambi, Qamil Qyteza, Hysni Selenica, Mitat Vehbi
Fabrika veshjesh leshi: Fadil Garo, Kajno&Avakian
Tulla, Pllaka, Mobileri: Vëllezërit Feltrinelli
Udhëtim Ajror: Shoqëria “Ala Littoria”
Ofiçina Mekanike: Vllazën Çili
Restorante: Menca e Italianëve, “Adriatik”, “Minerva”, “Pallas”, “Turist”
Fabrika Sapuni: Dhimitri Bimbli, Fuat Merdani, Rako Treska, Shoqëria Ambaxhideli &Bimbli, Vasil Thanas
Sharra: Aleks Vasili, Balli Dharda Sotir T., Dhimitri Bradvica, Stefan Dushka, Loni Progri, Kiço Raci
Fabrikë Duhani: Fabrika e duhanit “Tomorri”
Fabrikë sheqeri: Shoqëria “SACCARIFERA SHQIPTARE”
Fundi i pjesës së parë!
Në vitin 1940, kur vendi ishte në pushtimin italian, organizimi territorial ishte në 10 prefektura. Raporti i atij viti që publikohet nga “SCAN”, jep të dhëna interesante për secilën prefekturë, qytet, e fshat të vendit duke dhënë në mënyrë të detajuar shifra për numrin e banorëve, aktivitetin ekonomik, drejtuesit e pushtetit lokal të kohës, etj. Aktivitetet kryesore ishin të përqendruara në qendrat e prefekturave. Raporti përmban të dhëna të detajuara për 225 fshatra e qytete të vendit.
Për të lexuar pjesën e parë të raportit: Kliko këtu
Më poshtë është pjesa e dytë e raportit për 187 qytete e fshatra të vendit. Distancat dhe numri i banorëve janë llogaritur me përafërsi nga administrata e kohës, ashtu sikurse edhe emërtesat e lokaliteteve.
CORROJ (PR.SHKODËR)
Vendbanim i vogël. 200 banorë. Ka Postë e Telegraf
DAJÇ (PR.SHKODËR)
20 kilometra nga prefektura. 200 banorë.
DARDHA (KORÇË)
18 kilometra nga prefektura. 350 banorë. Bashki.
DASMANI (SHKODËR)
Vendbanim i vogël.
DEDAJ (SHKODËR)
40 kilometra nga shkodra e 22 nga Kopliku. 250 banorë. Bashki. Telefon.
DELBINISHT (SHKODËR)
75 kilometra nga Lezha. 200 banorë. Qendër pyjore.
DELVINË(GJIROKASTËR)
Nënprefekturë. 3800 banorë. Bashki, Postë, Telegraf e Telefon.
Bankat: Banka e Napolit
Kancelari e librari: Gjorgji Gjino, Asim Kalasa
Farmaci: Orest Anastasiadhi, Jorgji Pandazi
Hekurina: Koço Marango
Punishte ulliri:Edip Çuçi
Sende të ndryshme: Angelo Abazoglu & djali, Vasil Haxhijani, Michele Qirici
Grosistë, tregti leshi e vajra: Remzi Karaliu &Tasim Abdyl
Lëkurë: Theodhor Fidhi & Fëmijët
Stofa (tregti e fabrika): Giussepe Cohen & djali, Vll.A Tonidhi, Andon Biçi & Lluca, Orest e Aristide Biçi, Dhimitri Miçulli
DERMIS (GJIROKASTËR)
Lokalitet i vogël.
DERVIÇAN (GJIROKASTËR)
1 kilometër nga prefektura. 500 banorë. Postë policie.
DHRIMADES (VLORË)
Vend i vogël që shtrihet përgjatë detit Jon. Ka 250 banorë, Postë e Telegraf.
DILBINISHTI (DIBRA)
Seli e rëndësishmee arqipeshkëvisë. 200 banorë. Postë e Telegraf.
DOBRE (SHKODËR)
Afër liqenit të Shkodrës. 200 banorë.
DOMAJ (PESHKOPI)
12 kilometra nga Blinishti. 250 banorë. Postë e Telegraf.
DRASHOVICA (VLORË)
Vend ku janë bërë kërkimet e para për naftë.
DRISHT (SHKODËR)
16 kilometra nga Shkodra, afër lumit Kir. 200 banorë. Qytet antik e kështjellë me interes historik e turistik.
DUCAJ (SHKODËR)
Fshat mes dy lëndinave, 40 kilometra nga Prefektura. 300 banorë që merren meblegtori.
DUKAT (VLORË)
31 Kilometra nga prefektura. 200 banorë.
DURRËS (PREFEKTURË)
Nënprefektura: Kavaja, Kruja, Shijaku.
Ka portin kryesor të Shqipërisë. Qytet piktoresk. 9022 banorë. Ka peshkopatin katolik. Ka një shkollë të formimit professional, spital, gjykatë, Postë, telegraf, telefon, port, komandë ushtarake detare.
Prefekt: Hamdi Karazi
Kryetar i Bashkisë: Hikmet Meçe
Sekretar: Ali Libohova
Ujësjellës: CELPA
Hotele: AUGUSTO, ALBERGO DEI DOGI, EUROPA, INTERNAZIONALE, IOLA, ISOLA BELLA, PALLAS, SPLENDIDO
Aparate sanitare e për ngrohje: Vëllezërit Feltrinelli, SIDERURGIA COMMERCIALE ALBANESE
Artikuj teknike: SIDERURGIA COMMERCIALE ALBANESE
Sigurime: Agjencia e Assicurazioni Generali
Automobilë e pjesë këmbimi: fiat, SIDERURGIA COMMERCIALE ALBANESE
Autostransport: Comm. G. Cafulli, CIDA për linjën Tiranë-Durrës, SIAT, Truçhi
Shoqëri Bujqësore: Grillo & Bonanno
Banka: Banka Kombëtare e Shqipërisë, Banka e napolit
Birra: Degë e Birrës “Korça”
Tregti Bitumi: SIDERURGIA COMMERCIALE ALBANESE
Bonifikime: EIAA për bonifikimin e fushës së Durrësit, SNIA VISCOSA për kultivimin e kallamishteve
Çimento e gelqere: Vëllezërit Feltrinelli, SIDERURGIA COMMERCIALE ALBANESE
Tregtarët: Vincenzo Rocco ( tregti të ndryshme), SAM (shkëmbime, aksione e obligacione)
Konserva peshku e perimesh: Lorenzo La Rocca
Ndërtime rrugësh e banesash: sipërmarrja Vittori Bellotti, Comm. G. Cafulli, sipërmarrja Carnelli, CELPA
Sipërmarrje detare: Arnerio, zyrë në kantierin e portit.
Sipërmarrje rrugësh: Kompania Aurelio Aureli, SAMICEN, Konsorciumi Kooperativ I Prodhimit dhe punës
Miell: Vëllezërit Ekonomi, Vëllezërit Shijaku
Sende të ndryshme: Skënder Pojani (fabrikë pijesh), Cesare Rollo (verëra)
Ngarkim-shkarkim: Kompania Adriatica,Plovidba IADRANSKA, ODINO G.&C.
Lëndë Drusore: EIAA (dru industrial), Vëllezërit Feltrinelli
Pastrim orizi: IKO, Kruja & Myshketa
Restorante: AUGUSTEO, BELFIORE, RISTORANTE DEI DOGI, INTERNAZIONALE, ISOLLABELLA, LITTORIA, LUPO, MIRAMARE, SPLENDIDO, TRIESTE
Transport e dërgesa: Agjencia Tregtare Italo-Shqiptare, Haxhi Basha, Bistolfi &C., Ettore Cuçhi, Francesco Ferreri, Agostino Galliano, Vëllezërit Gondrand, Vëllezërit Haveriku, Sulejman Kapidani,. Vallezërit Monti, Giovanni Rotta, SAIGA, kompania Simoncini, shoqëria Truçhi
Fabrikë duhani: STAMLES
Agjenci turistike: CIT (shoqëria italiane e turizmit)
DUSH (SHKODËR)
40 kilometranga prefektura. Qendër pyjore e pasur me bime mjekësoree aromatike. Ka fabrikë qymyr druri. 300 banorë. Bashki, Telefon.
DVORAN (KORÇË)
Vend me klimë shumë tëmirë. 10 kilometra nga prefektura. 200 banorë.
ELBASAN (PREFEKTURË)
Nënprefektura: Gramshi, Peqini
I pozicionuar në qendër të Shqipërisë, është e pasur me prodhime bujqësore e me industri metalurgjike. 14 mijë banorë. Ka një shkollë normale, një shkollë formimi professional, gjykatë, spital, Postë e Telegraf.
Prefekt: Hamet Hastopalli
Shef i Policisë: Angelo Verde
Kryetar i Bashkisë: Ymer Saraçi
Hotele: Principo, Hoteli i Madh
Transport automobilistik: Sopoti
Banka: Banka Kombëtare e Shqipërisë, Banka e Napolit
Ndërtime rrugësh e banesash: sipërmarrja Aurelio Aureli, Luigi Ciapparelli, sipërmarrja Epifani, kompania Griffoni, sipërmarrja Simoncini, sipërmarrja Giuseppe Spadola, shoqëria Talenti Tudini, sipërmarrja Vaselli, AMMI, sipërmarrja Enrico Cassina
Energji elektrike: Central elektrik në Zaranikë
Fabrikë pijesh: Nossi & C. (prodhim pijesh alkoolike)
Fabrikë Vaji: COASA
Fabrikë duhani: SATDE
FINIQ (GJIROKASTËR)
Lokalitet afër Delvinës. 360 banorë.
FIER (PR.BERAT)
Nënprefekturë. 3924 banorë. Bashki, Postë, Telegraf e Telefon.
Hotele: Illyria
Banka: Banka e Napolit
FRASHËRI
Lokalitet i vogël
FUSHA BULLI (ELBASAN)
4 kilometra nga prefektura.200 banorë.
FUSHA E LURËS (PESHKOPI)
12 kilometra nga Blinishti. 250 banorë. Postë e telegraf.
QINAM (TIRANË)
7 kilometra nga prefektura. 200 banorë. Postë e Telegraf.
GJURAS (DIBËR)
7 kilometra nga Peshkopia. 200 banorë. Postë e Telegraf.
GLLOMBOÇ (KORÇË)
Bashki, Postë e Telegraf. 350 banorë.
GOJAN (PR. SHKODËR)
6 kilometra nga Puka. 200 banorë që merren me blegtori.
GOLEMASI (PR.TIRANË)
5 kilometra nga Durrësi. 250 banorë. Postë e Telegraf.
GORANI (PR. GJIROKASTËR)
3 kilometra nga prefektura. 200 banorë.
GRADISHTA (BERAT)
Fshat mes Beratit e Çorovodës. 150 banorë.
GRAMSH (ELBASAN)
Nënprefekturë. 500 banorë. Bashki, Postë e telegraf.
GURIBARDHË (DIBËR)
Vendbanim pak kilometra nga Burreli. 250 banorë. Postë e telegraf.
GURIZI( SHKODËR)
11 kilometra nga prefektura. 250 banorë. Bashki.
GURRA MADHE (TIRANË)
9 kilometra nga Kruja. 250 banorë. Postë e Telegraf.
GURZ ( PR. DURRËS)
250 banorë. Bashki, Postë e Telegraf në Milot.
HANI I HOTIT (SHKODËR)
Fshat alpin në rrugën Shkodër-Podgoricë-Cetinje. 200 banorë. Stacion milicie kufitare.
HIMARA( VLORË)
Nënprefekturë. Qendër e njohur për peisazhin e bukur. 1500 banorë. Bashki, Postë, telegraf e Telefon.
HOÇISHT (KORÇË)
Në rrugën e Korçës. Pranë gjenden një manastir e një kishë. Varësi nga komuna e Bilishtit.
HOMESHI (PR. DIBËR)
12 kilometra nga Peshkopia, pranë kufirit jugosllav. 300 banorë. Postë e Telegraf.
HORMOVA (GJIROKASTËR)
Në rrethinat e Këlcyrës. 300 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
ISHMI(DURRËS)
Vendbanim i vogël.
PALASA
250 banorë. Fshati i vogël përgjatë detit Jon .
KALIMASH (PR.KOSOVË)
200 banorë. Postë e Telegraf.
KANINË(VLORË)
Fshat 5 kilometra nga gjiri I Vlorës. 200 banorë.
KAPINOVA (BERAT)
Fshat me 250 banorë.
KARKANIOS (BERAT)
Fshat i vogël, 250 banorë.
KARICË (DIBËR)
5 kilometra nga Burreli. 200 banorë. Postë e telegraf.
KAVAJE (DURRËS)
Nënprefekturë. Ka fabrika të specializuara për prodhime balte (tjegullash, tulla, enë) 7 mijë banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
Hotele: ADRIATIK, ELBASAN, KORÇA, SKANDERBEG, VLORA
Sende ushqimore: Sulejman Bejtaga, Dervish Ibra
Manifakturë: Vëllezërit Kazazi
Mullinj drithi: Irakli Kelaka
KÇIRA (SHKODËR)
48 kilometra nga prefektura. Qendër pyjore. 200 banorë.
KESHAVEC (DIBËR)
32 kilometra nga Peshkopia. 200 banorë. Postë e Telegraf.
KISHAJ(Kosovë)
250 banorë. 18 kilometra nga Kukësi, pranë kufirit jugosllav.
KLENJA (DIBËR)
2 kilometra nga kufiri jugosllav. 250 banorë. Postë e Telegraf.
KËLCYRA (PR. GJIROKASTËR)
250 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
KODRA (SHKODËR)
Nënprefekturë. 18 kilometra nga Shkodra. 350 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
KOLESJAN (PR. Kosovë)
300 banorë.
Tregtar: Hamdi Spahia.
KALIVAÇ( PR. Shkodër)
Fshat në luginën e Fanit në Mirditë. Qendër pyjore. 200 banorë që merren me blegtori.
KOLSH (PR. KOSOVË)
Pak kilometra nga Kukësi, në rrugën Kukës-Shkodër. Ka rezerva të konsiderueshme kromi.
KOMAN (SHKODËR)
Pak kilometra nga Puka. Qendër minerare e pyjore. Kërkime arkeologjike. 200 banorë.
Arsenik: Stabilimenti i Rumianca (shoqëri anonime)
KONISPOL (GJIROKASTËR)
300 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
KOPLIK (SHKODËR)
Nënprefekturë. Bashki, Postë, Telegraf e Telefon. 1 mijë banorë, merren me blegtori.
KORE (TIRANË)
12 kilometra nga prefektura. 200 banorë. Postë e Telegraf.
KORTHPULË (SHKODËR)
37 kilometra nga Puka. 200 banorë. Mbledhje bimës aromatike e mjekësore.
KRRABË(ELBASAN)
Vendbanim 25 kilometra nga prefektura. 250 banorë.
KRUJË (DURRËS)
Nënprefekturë. 4 mijë banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
KRUMË (PR.KOSOVË)
Pranë kufirit jugosllav. 250 banorë. Bashki.
Tregtarët: Vëllezërit Zajnu, Vëllezërit Spahia
Prodhim kromi: ACaI (Kompania Karboni Italian)
KUÇ (PR.BERAT)
Fshat në rrugën Lushnje-Berat. 250 banorë.
KUKËS (QENDRA E PREFEKTURËS SË KOSOVËS)
Nënprefektura: Bicaj, Trifush Tropojë
Rrethohet nga kodra të ashpra. 2 mijë banorë,. Ka gjykatë, postë, telegraf, telefon e aeroport.
Prefekt: Hysni Peja
Kryetar Bashkie: Tahir Kolgjini
Sekretar: Eshref Meidani
Komandant ushtarak: Major Luigi Zaçhi
Hotele: Italia
Banka: Banka e Napolit
Tregtarët: Vëllezërit Cini, kompania Dida, kompania Luli & Dibra, Vëllezërit Rizvanolli, kompania Riza Rruka, Kristo Shiroka, Vëllezërit Spahia, vëllezërit Zaimi.
Ndërtime rrugësh e banesash: SICELP, Staçioli &Fortusi
Prodhim kromi: ACaI (Kompania Karboni Italian)
Minierë hekuri: AMMI (Agjencia e Mineraleve Metalike Italiane)
Fluturime ajrore: shoqëria “Ala Littoria”
LABINOT (ELBASAN)
Fshat në rrugën Elbasan-Korçë. 150 banorë.
LAJTHIZË (SHKODËR)
200 banorë. Postë e telegraf.
LEPURAK (DIBËR)
12 kilometra nga Burreli dhe 12.5 nga Peshkopia. 250 banorë. Postë e Telegraf.
LESKOVIK (KORÇË)
Nënprefekturë. 3200 banorë. Bashki, Postë, Telegraf e Telefon.
Nënprefekt: Halil Gruda.
Kryetar I Bashkisë: Hysen Xhomo
LETAJ (PR.KOSOVË)
Fshat 3 orë larg Krumës. 150 banorë.
Prodhim kromi: ACaI (Kompania Karboni Italian)
LIBOHOVË (PR.GJIROKASTËR)
Nënprefekturë. Pranë gjendet një manastir I famshëm. 3 mijë banorë. Bashki, Postë, Telegraf e Telefon.
LIBRAZHD(ELBASAN)
400 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
LIN
Fshat buzë liqenit. 250 banorë.
LINZA (TIRANË)
25 kilometra nga prefektura. 200 banorë. Postë e Telefon.
LISHËS (ELBASAN)
Vendbanim i vogël
LLOGORA(VLORË)
Fshat i rrethuar nga pisha. 37 kilometra nga prefektura. 250 banorë.
LOPSIT (VLORË)
Fshat 55 kilometra nga Vlora. 200 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
LOUSË (GJIROKASTËR)
Fshat gjysëm ore nga Përmeti. 150 banorë.
LURTH (DIBËR)
8 kilometra nga Lezha. 250 banorë. Postë e telegraf.
LUSHNJE (PR.BERAT)
Nënprefekturë. 3974 banorë. Bashki, Postë, Telegraf e Telefon.
MAMEL (DURRËS)
6 kilometra nga Elbasani. 200 banorë. Postë e Telegraf.
MAMURRAS (PR.DURRËS)
200 banorë. Bashki, Postë policie
MAQELLARË
Pranë kufirit jugosllav. 200 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
MARTANESH
250 banorë. Postë e Telegraf.
MASARESH (DIBËR)
250 banorë.
MBORIE (KORÇË)
Ka miniera linjiti. 100 banorë.
MEJDAN (PR.KOSOVË)
200 Banorë. Postë e Telegraf.
MILOT
Në rrugën Durrës-Shkodër. 250 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
MIZOJ(SHKODËR)
200 Banorë. Postë e telegraf.
MORINË (PR.Kosovë)
Në rrugën për Prizren. 200 banorë.
MUCAI (SHKODËR)
200 banorë
MUKUR (DIBËR)
250 Banorë. Postë e telegraf
MULLET (TIRANË)
3 kilometra nga prefektura. 200 banorë. Postë e Telegraf.
MURIQAN
200 banorë
MURRA (DIBËR)
Fshat me shtëpi të shpërndara. 250 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
NDROQ (TIRANË)
250 banorë. Postë e Telegraf.
OROSH (PR.SHKODËR)
Vend i Mirditës. 1500 banorë. Bashki, Postë e Telegraf në ShënPal.
Sharrë: Kompania Pistulli, në Qafë Mollë
OSTREN (DIBËR)
Pranë kufirit jugosllav. 300 banorë. Postë e Telegraf.
PALEOKASTËR (GJIROKASTËR)
Fshat ku ka rrënoja të qytetit bizantin. 250 banorë.
PANAJA (VLORË)
Fshat i vogël. 150 banorë.
PATINI (DIBËR)
200 banorë. Pranë Burrelit. Postë e Telegraf.
PATOS
Vendbanim i vogël
Tregti druri: SIFA (Shoqëria Italo-Shqiptaree Pyjeve)
PENKOVA (PR.VLORË)
Janë bërë shpimet e para për naftë. 250 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
PEQIN (ELBASAN)
Nënprefekturë. 2 mijë banorë. Bashki, Postë, Telegraf e Telefon.
PERAT (PR.GJIROKASTËR)
Fshat në kufi me Greqinë, në rrugët që vijnë nga Berati e Korça. 200 banorë.
PËRBIBË (PR.SHKODËR)
250 Banorë. Postë e Telegraf.
PËRMET
Nënprefekturë. 3 mijë banorë. Bashki, Postë e telegraf.
Hotele: Adriatik, Europa
Ndërtime rrugësh e banesash: sipërmarrja e Inxh. Tonolli
Sende ushqimore: A.Dilo& Harito, Themistokli Lamani
Sende të ndryshme: Janaq Joanidhi & vëllezërit, Kristaq Puraveli & Vëllezërit
Manifakturë: Thoma Lami, Sofokli Kaso, Sofokli Kondi, Andon Vasi
PESHKOPI (DIBËR)
Qendra e prefekturës së Dibrës. Një qendër interesante e rajonit malor. 2745 banorë. Ka një shkollë të mesme të formimit professional, Gjykatë, Spital, Postë, Telegraf, Telefon, Aeroport.
Prefekt: Talif Boletini
Kryetar Bashkie: Xhevdet Çelo
Hotele: Qendra, Defrimi
Banka: Banka e Napolit
Hekurina: Kompania Zaraliu
Sende të ndryshme: Shaban Ballança, Vllazën Kumbarçia
Fluturime ajrore: Shoqëria “Ala Littoria”
Tregti: Imer Maliqi, Ramadan Shehu
PESHTAN (BERAT)
300 banorë. I pozicionuar në rrethinat e Beratit.
PETRELË (TIRANË)
250 banorë. Postë e telegraf.
PEZË (TIRANË)
Fshat i vogël
PICALLË (TIRANË)
250 banorë. Postë e Telegraf.
PIQERAS (PR. GJIROKASTËR)
300 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
PLLANË (PR.SHKODËR)
Vend malor. 250 banorë.
PLEPË (DIBËR)
200 banorë. Postë e Telegraf.
POGRADEC (KORÇË)
Nënprefekturë. 3600 banorë. Bashki, Postë, Telegraf e telefon.
Nënprefekt: Anton Përdoda
Kryetar i Bashkisë: Llambi Raqo.
Hotele: Reale
Banka: Banka e Napolit
Prodhim kromi: ACaI
Elektricitet: Central termoelektrik i Shoqërisë Elektrike
Miniera: AMMI, FERRALBA
SARANDA (PORTO EDA)
NËNPREFEKTURË. 2 MIJË BANORË. Bashki, Postë, telegraf e Telefon. Ka port.
Hotele: Bella Venezia, Kastriota Pallas, Pirro
Kompani sigurimesh: kompania “Levant” me agjent V.Harito
Banka: Banka Kombëtare e Shqipërisë, Banka e Napolit
Kinkaleri: Xhevdet Selfo
Sende për burrat: Michele Zongos & Vëllezërit
Eksportim: Bektash & Rushit Avdi, Timoleon Ghini, Michele Lambru, Sulo Puto & Vëllezërit
Miell: Andrea Harito
Hekurina: Spiro Marango, Xhevdet Selfo, Michele Zongos & Vëllezërit
Djathëra: Abdyl Besho, shoqëria SAICIA, Xhelo Aliko
Ngarkim-shkarkim: Kompania Adriatika, Jadranska Plovidba me agjent Timoleon Ghini
Import: Bektash&Rushit Avdi, Timoleon Ghini, Michele Lambur, Sulo Puto & Vëllezërit
Lëndë drusore: Giovanni Dalera, Spiro Marango, Koço Papa, Michele Zongos & Vëllezërit
Manifakturë: Harallamb e Aleks Papa, kompania Cohen & malile, Vëllezërit Tonidhi
Lundrim detar: shoqëria Adriatika, shoqëria Italia, agjencia “Jugoslavia Express”
Restorante: Impero
Dërgesa e transport: Koço Papagjika
PORTO PALERMO
Lokalitet i shkretuar në gjirin detar me të njëjtin emër. Ka zyrë doganorë me telefon.
SPILE
Pranë Himarës, përgjatë bregdetit jonian. 300 banorë.
PREZË (TIRANË)
Fshat i rrethuar nga muret e një fortese të vjetër. 200 banorë. Ka Bashki, Postë e Telegraf.
PRISKË (TIRANË)
200 banorë. Ka Postë e Telegraf
PROSEK
13 kilometra nga Lezha. 250 banorë. Ka Bashki, Postë e Telegraf.
PUKË (PR.SHKODËR)
Nënprefekturë. Qendër pyjore, me sharra druri. Ka miniera bakri. 400 banorë. Ka Bashki, Postë e telegraf.
Arsenik, hekur, bakër: Sindikata e Minierave të Pukës
PUSTEC (KORÇË)
Fshat peshkatarësh. 150 banorë.
RROGOZHINË
150 banorë. Në rrugën Durrës-Elbasan e Durrës-Berat
ROSKOVEC (PR.BERAT)
Qendër bujqësore e vogël. 150 banorë.
RAZËM (SHKODËR)
Vend për pushime malore. Qendër pyjore, me rëndësi të veçantë fusha e zezë.
RRENCI(PR.SHKODËR)
Kultivim rrushi. 250 banorë.
RUBIKU (PR.SHKODËR)
Vendbanim pranë Lezhës. Me pasuri të mëdha bakri. 200 banorë.
Bakri: Shoqëritë SAMIA dhe SIMSA
SHËNGJIN(PR.SHKODËR)
Ka doganë, bashki, postë policie, Postë e Telegraf, port. Qendër e rëndësishmepeshkimi. Pranë tij ndodhet ishulli I Shëngjinit, një plazh natyror shumë i bukur po që nuk është i frekuentuar. Ka rreth 100 banorë.
Vajguri: AGIP, ndodhen depozitat e përgjithshme për të gjithë prefekturën e Shkodrës.
SHIJAK (PR.DURRËS)
Nnënprefekturë. 2311 banorë. Bashki, Postë, Telegraf, Telefon.
Hotele: Agimi
Arsenik: Shoqëria “Stabilimenti di Rumianca”
Bonifikim: EIAA Enti i Industrisë Agrare
Kinkaleri: Ethem Dizdari, Abdulla Malltezi, Rrem Turku &Zalla
Sende për burrat: Abdulla Malltezi, Bajram Metalla
Elektricitet: Natale Magnante
Farmaci: Nelki Alite
Mullinj ulliri: Natale Magnante
Manifakturë: Haki Gurabardhi, Hysen Kau & vëllai, Rrem Rroshi
Mullinj për drithë: Mersin Delialliasi, Laftiu Ramazan Haxhi, Natale Magnante, Isa Tepshi
Lekurë: Rrem Rroshi
SHIROKË (SHKODËR)
Pranë liqenit të Shkodrës. Postë e milicisë kufitare. Vend kampingu veror. 600 banorë. Bashki, Postë e telegraf.
SHKODËR
Prefekturë.
Nënprefektura: Lezha, Blinishti, Kopliku, Kodra, Puka.
Buzë liqenit të Shkodrës, i rrethuar nga fusha pjellore. Është qendra më e rëndësishme e veriut. Ka 29.209 banorë. Ka delegacionin apostolic dhe arqipeshkëvinë katolike. Ka një lice klasik, shkollë të mesme të formimit professional, gjykatë, spital, port, postë, telegraf, telefon, aeroport, stacion radio të brendshëm.
Prefekt: Riza Drini
Kryetar i Bashkisë: Mark Kakarriqi
Komandant ushtarak: Gjenerali De Giorgis
Ujësjellësa: kompania “Ozon”
Hotele: Imperiale, Internazionale, Savoia
Fabrika Cimento: Portland Cemento “Shkodra”
Banka: Banka Kombëtare e Shqipërisë, Banka e Napolit
Fabrikë Birre e dhoma frigoriferike: Birra “Korça”
Ndërtime rrugësh e banesash: ABC, ASA, sipërmarrka Aurelio Aureli, sipërmarrja Federici, SICEP
Energji elektrike, prodhim: SESA
Ngarkim-shkarkim: Adriatika, Jadranska Plovidba
Fluturime ajrore: shoqëria “Ala Littoria”
Transport detar: Adriatika
Fabrikë makaronash: Dragusha & Shoqnia, Vllazën Mehmet Salih
Lëkurë: Kompania Pistulli
Restorante: Internazionale, Savoia
Duhan: Vëllezërit Ademi
Fabrikë Pëlhurësh: Vllazën Hoxha, Vllazën Musani
Udhëtime dhe turizëm: CIT (kompania italiane e turizmit), KTAMS (agjencia shqiptare e udhëtimeve dhe turizmit)
SELENICË(VLORË)
Zonë në pellgun minerar me të njëjtin emër. 1 mijë banorë, shumica teknikë, punonjës e minatorë italianë. Ka Bashki, Postë e telegraf.
Prodhimi i bitumit: SISMA
SELITË (DIBËR)
250 banorë. Postë e telegraf
SHËN PAL
4 kilometra larg Oroshit në Mirditë. Ka Bashki, Postë e telegraf
SHËNAVLASH (DURRËS)
Ka zyrë bashkie, 250 banorë.
Ndërtime rrugësh e banesash: Sipërmarrja Aurelio Aureli, sipërmarrja Cafulli, sipërmarrja Carnelli, CELPA, sipërmarrja Vëllezërit Monti, SAICA, SAMICEN, SICAM
Lëndë drusore: Vëllezërit Pasotti
SHISHTAVEC (PR.KOSOVË)
250 banorë. Bashki, Postë e telegraf.
Tregtar: Sipërmarrja Bedir Idrizi
SHKREL (SHKODËR)
Bashki
SHLLAK (SHKODËR)
Vend alpin piktoresk. Prodhohet qymyr druri. 250 banorë. Postë e telegraf.
TEPELENË
Nënprefekturë. 500 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.
THETH (SHKODËR)
Lokalitet në anë të lumit Shalë, në alpet shqiptare, projektuar për t’u bërë një qendër e rëndësishme turistike.
TIRANË
KRYEQYTETI I MBRETËRISË
Rajon pjellor me klimë të butë. Ka rrugë të mira e palate të bukura si dhe një muze të rëndësishëm. 35 mijë banorë. Nuk ka nënprefektura. Presidenca e komunitetit musliman. Episkopati I parë greko-ortodoks. Ka një lice klasik, një shkollë të mesme të formimit profesional,Institut Teknik, Gjykatë Ushtarake territoriale, gjykatë civile e penale, postë, telegraf, telefon, stacion radio qendror, aeroport.
Prefekt: Zenel Prodani
Kryetar i Bashkisë: Ali Erebara
Ujësjellës: Shoqëria “Ozono”
Hotele: Continentale, Durazzo, Imperiale, Internazionale, Metropoli, Reale, Regina
Pajisje sanitare: Vëllezërit Feltrinelli, Siderurgica Commerciale Albanese
Artikuj teknike: Siderurgica Commerciale Albanese
Makineri bujqësore: shoqëria “La mottomeçanica”
Automobile e pjesë këmbimi: shoqëria CEMIA në rrugën Him Kolli 3, Siderurgica Commerciale Albanese, Enrico Vasconi, Alfa Romeo në rrugën 28 nëntori, FIAT në rrugën e Durrësit, SATA pjesë e grupit FIAT që ofron linjat për pasagjerët dhe postën.
Garazhe: “Diamant”, në rrugën 28 nëntori, pjesë e koncesionarit “Alfa Romeo”
Autotransport: G.Cafulli, CIDA, San Marco, SATA, Saud Adriatik, Truçhi
Shoqëri bujqësore: SAPIA
Bankat: Banka Kombëtare e Shqipërisë, Banka Kombëtare e Punës, Banka e Napolit
TOMORRICA (PR.BERAT)
Fshat i vogël me 150 banorë.
TOPLANË (PR.SHKODËR)
Në zonën e Dukagjinit, mes maleve. Ka blegtori. Ka një kaskadë të rëndësishme në lumen Drin që nuk është shfrytëzuar ende.
TRIFUSH-TROPOJË (PR.KOSOVË)
Nënprefekturë. 200 banorë. Ka Bashki, Postë e Telegraf.
Tregtarë: Kompania Kurhasani, Kompania Mala Zogu
TROJAKU (DIBËR)
300 banorë. Ka bashki, postë e telegraf
VAJGURAS (BERAT)
1 mijë banorë. Bashki, postë, telegraf e telefon.
Vajguri: AIPA
Sende ushqimore: La Provvida, distributor për personelin e kompanisë AIPA
VLORË
Prefekturë. Qendër e rëndësishme detare. Ka një shkollë të formimit professional, gjykatë, spital, çmendinë, postë, telegraf, telefon, port, aeroport.
Prefekt: Koçi Lele
Kryetar i Bashkisë: Sotiraq Strati
Ujë i distiluar: Allegro
Hotele: Gambino
Banka: Banka Kombëtare e Shqipërisë, Banka e Napolit
Fabrikë pijesh: Distileria Skandërbeg e Allegro
Fluturime ajrore: Shoqëria “Ala Littoria”
VAU I DEJËS (SHKODËR)
Në 1858-59 u përmbyt nga lumi Drin. Ekziston një kështjellë e vjetërdhe një kishë antike. 300 banorë, merren me bujqësi. Ka Bashki, Postë e Telegraf.
VITHKUQ (KORÇË)
1200 banorë. Ka Bashki, Postë.
Elektricitet: Central prodhimi energjie elektrike nga uji, “ Shoqëria Elektrike e Korçës”
VOSKOPOJË (KORÇË)
Është qytet i rëndësishëm. Pranë gjendet një manastir I rëndësishëm. Ka bashki, postë e telegraf. 300 banorë.
SCAN
Please follow and like us: