Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Nuk shoh rikthime, shoh vetëm përpara

Pas mbylljes së televizionit Agon Channel, gazetarja e njohur Sonila Meço është shkëputur përkohësisht nga media vizive. Sot, ajo ka qenë e ftuar për herë të parë në emisionin “You and me” në Nrg Radio.

Në një bisedë me Julka Gramon dhe Arjon Muçën, Sonila ka treguar se ka bërë një pauzë por nuk është “divorcuar” nga media. Gazetarja ka hapur blogun e saj “Smart”, ku shkruan për ndjekësit dhe adhuruesit e saj. Veç kësaj ajo i është përkushtuar disa gjërave që i japin vërtetë shumë kënaqësi, siç është vogëlushja e saj Amaris por  i ka kushtuar rëndësi edhe formimit të saj në Shkenca Politike dhe Financë.

Më tej gazetrja ka rrëfyer se nuk e ka përjetuar mirë mbylljen e Agon Channel, pasi ajo ka qenë në transmetim “live” dhe duhet ta thoshte pikërisht aty se kjo ishte hera e fundit. Përvçse ka patur një pagë mjaft të mirë mbyllja e këtij televizioni ishte një goditje jo vetëm për Sonilën, por edhe për shqiptarët.

E pyetur nga dëgjuesit nëse Sonila do të rikthehej në televizion e veçanërisht në Top Channel ajo ka thënë:

“Nuk shoh rikthime do të shoh përpara. Unë jam larguar vetë nga Top Channel, pasi kur ndihesha e mbytur në një media largohesha prej saj”.

Gazetarja nuk ka dhënë një përgjigjie nëse do të rikthehet sërish në televizion, kështu që kjo mbetet për tu parë.

Please follow and like us: