Albspirit

Media/News/Publishing

Përparim Kabo: Sërish tre kandidaturat tona për në Gjykatën e Strazburgut refuzohen

Sërish tre kandidaturat tona për në Gjykatën e Strazburgut refuzohen…Duhet kuptuar se kjo gjykatë nuk mund të pranojë të zgjedhi as mes treve apo treqindëve që vijnë nga një sistem drejtësie që është në nivelet me të ulëta të besueshmërisë…Refuzimi është paraprak edhe pa mbritur kandidatët tanë fat-humbur. Kjo gjykatë është fyer nga shteti ynë kur vendimet e saja nuk zbatohen, kur të drejtat e njeriut në lidhje me pronën nuk respektohen, kur juridiksioni shqiptar mbyll shtigjet që të apelosh vendimet e gjykatave shqiptare në Strazburg. Europa institucionale aq më shumë në sistemin e drejtësisë nuk mund të hapi dyert për kësi soj manovrash dhe propozimesh…Bota ecën, zhvillohet por edhe respekton filozofinë konservative të institucioneve të forta…Ne përkundrazi spërkatemi me modernitetin fallc dhe këndojmë këngët se Europa është e pabesueshme nëse nuk është me mua dhe kundra armikut tim….politik. Historia vazhdon.

Please follow and like us: