Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Mblidheni mendjen, zgjedhje me 18 qershor nuk do të ketë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas deklaratave të socialistëve se zgjedhjet do të mbahen në datën e caktuar, duke thënë se “zgjedhje me 18 qershor nuk do të ketë”

“Edhe sot hodhën dorashkën ndaj një populli të tërë se nuk do të tërhiqen, se nuk do të ketë qeveri teknike, se zgjedhjet do të mbahen me 18 Qershor. Mbani mend dhe fiksojeni mirë, dëgjojeni mirë, këtë që ju them dhe jua them me siguri totale të një popullit të bashkuar rreth kauzës së vet dhe rreth flamurit kombëtar. Zgjedhje me 18 qershor nuk do të ketë. Edi Rama do të largohet, një qeveri teknike do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Orët e drogës, orët e krimit po numërohen mbrapsht”.

Basha po fliste nga çadra e Lirisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pak metra nga ku Partia Socialiste po mbante një miting me votuesit për herë të parë.

Ai paralajmëroi se “të gjitha koncesionet do të anulohen”, por më parë duhet të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Please follow and like us: