Deklarata e Baton Haxhiut: “Marrëdhënia PS-LSi, një zënie e pashpirt dhe e pavlerë”
I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Baton Haxhiu ka komentuar marrëdhëniet dhe situatën e momentit mes dy forcave më të mëdha qeverisëse. Ai është shprehur se kryesisht dy vitet e fundit marrëdhënia Meta-Rama nuk i ka pëlqyer aspak dhe kjo ka ardhur si pasojë e provokimeve nga ana e LSI-së.
“E gjithë kjo zënie dhe ky diskurs ka qenë i pashpirt e i pavlerë, kryesisht nga ana e LSI-së”- shprehet ai.
I pyetur nga drejtuesi, Blendi Fevziu nëse Meta dhe partia e tij e ka nxitur më tepër krizën në koalicion, Haxhiu e ka pohuar.
“Ta them troç?! E ka provokuar LSI-ja, pasi gjërat sqarohen në tryezë dhe jo publik. Aq më tepër nëse ka diskurs mes dy partive duhet me pas kurajo për të dal nga qeveria.”- vazhdon ai.
Megjithatë, ai ka konfirmuar edhe një herë deklaratën e tij të para disa ditësh, se LSI dhe PS do të shkojnë bashkë edhe në këto zgjedhje.
“Fatkeqësisht po!”- përfundon ai. /opinion.al