Baby G drejt tregut ndërkombëtar, firmos me ‘Sony Music’
Sukseset e këngëtarëve shqiptarë në botë nuk kanë të ndalur. E radhës është Baby G! Ajo cila ka bërë një hap të madh në karrierën e saj artistike, pasi ka nënshkruar kontratë me kompaninë botërore muzikore ‘Sony Music’. Këtë gjë e ka konfirmuar për lajmi.net menaxheri i saj Mehmet Elshani.
Elshani ka thënë se Baby sot ka nënshkruar kontratën dhe tashmë këngët e saj të reja do të dalin përmes kësaj kompanie. “Po, Baby G ka nënshkruar kontratë me Sony Music dhe kënga e parë me ta pritet të dal me 28 prill dhe është në gjuhën angleze”, janë fjalët e tij. Padyshim që me talentin që ka Baby do të arrijë të depërtoj lartë në tregun muzikor botëror.
Please follow and like us: