Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Na sygjeroni këngë për kolonën zanore të fushatës, ja çfarë dhurate merr fituesi

Kryeminstri Edi Rama, në mbylljen e fjalimit sot në Sheshin Skënderbej me të rinjtë e Shqipërisë, bëri një premtim. Sipas tij, do të jenë të rinjtë ata që do të vendosin kolonën zanore të fushatës elektorale. “Nesër, maksimumi pasnesër, do publikojmë një akt dhe do të kërkojmë nga të gjithë ju dhe nga të gjithë vajzat e djemtë, pavarësisht moshës, kush të ndihet i ri ska problem dhe Pandi mund të marrë pjesë në këtë konkurs, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të propozojnë kush do jetë kënga e fushatës që duan. Dhe pasi të mbledhim të gjithë propozimet do hedhim një short nga propozuesit e këngës fituese. Kujt do t’i bjerë shorti si i pari do të marrë bluzën e firmosur të lojtarit që do më shumë në Champions League , me emër; kush do ti bjerë shorti i dyti do të marrë bluzën e autorit të golit të parë në finalen e Champions League. Kujt do ti bjerë shorti i treti ose e treta do të marrë bluzën e fushatës me firmën time dhe me firmën e deputetëve te ekipit ku është fituesi. I katërti që do mërzitet, për ngushëllim, do të marrë një kravatë timen. Të gjithë pjesëmarrësit e tjerë do të marrin byzylukun plastik të fushatës për Shqipërinë që duam . Kështu që përgatituni ,mendoni sa të dalë hapi download-oni ,shpërndani dhe propozoni kush do të jetë kolona zanore e kësaj fushate historike. Natën e mirë edhe nata është e gjatë dhe bëni qejf se na pret një punë e madhe, një betejë e madhe, na pret fitore shumë e madhe”, tha Rama

Please follow and like us: