Albspirit

Media/News/Publishing

Luanës tentuan t’i vrasin të dashurin, reagon gazetarja: Mjaft o njerëz, s’ka faj ajo…

Luana Vjollca është përfshirë dje në një sherr mes një personi që e përndiqte dhe mikut të saj. Ndërkohë që ajo kishte ndaluar në trafik, Besmir Lila i afrohet te makina dhe është dashur ndërhyrja e mikut të Luanës, Krenar Çocaj i cili është konfrontuar edhe fizikisht me këtë person. Besmir Lila prej kohësh e ndiqte modreatore dhe i shkruante mesazhe kërcënuese.

Kjo ngjarje ka sjellë një valë reagimesh në rrjetet sociale, një pjesë e të cilave kanë qenë kundër Luanën, të cilët e fajësojnë pë ngjarjen. Pas këtyre komenteve ka reaguar ashpër edhe moderatorja e njohur Aulona Musta, e cila thotë se ky rast i frikshëm, por nuk është i vetmi ku një vajzë përndiqet nga manjakë të tillë. Madje ajo iu bën thirrje këtyre vajzave që të mos lejojnë të përdoren nga persona të tillë.

Reagimi i plotë:

Nuk ka dite qe nuk habitem nga injoranca ne kete vend! Rasti me i fundit eshte ai i Luana Vjollces, e cila u perfshi dje ne nje sherr, pasi ne menyre sistematike eshte perndjekur per nje vit rresht nga nje manjak, i cmendur, nje njeri i semure, (sepse vetem njerezit e semure mendor te perndjekin) dhe nderkohe komentet qe shikon verdall jane skandaloze, madje arrijne deri atje sa e bejne dhe me faj. Eshte kaq e frikshme qe ka kaq shume njerez, meshkuj e femra qe nuk u ben pershtypje dhuna psikologjike, ngacmimi, perndjekja dhe ne vend te denojne agresorin, bejne me faj viktimen.
Rasti Luanes u be publik, sepse Luana eshte person publik, po a e dini sa raste te tilla ka ne Shqiperi?! Raste meshkujsh te fiksuar pas nje vajze, me te cilen mbase s’kane asnje kontakt fizik, ose dhe raste te tjera qe mund ta kene pasur te dashur dikur dhe nuk e lene rehat pasi ndahen. I shkruajne, e ngacmojne, e dhunojne psikologjikisht, e kercenojne! Dhe lemeria eshte qe pjeses me te madhe te njerezve nuk u ben pershtypje kjo, e shohin si normale, persa kohe nuk ka dhune fizike. Jo! Nuk eshte aspak normale! Perkundrazi eshte KRIM!
Mjaft legjitimuat dhunen o njerez! Vajza mos lejoni asnjehere, askend te bej me ju asgje qe ju nuk deshironi! Jo vetem dhunen fizike qe nuk duhet ta pranoni, por as ate psikologjike, apo kercenimet e cfaredo forme!

Please follow and like us: