Albspirit

Media/News/Publishing

Bylykbashi: Pafytyrësia e Ramës bëri çmos për të bllokuar zgjedhjet

Deputeti i Partisë Demokratike, Ored Bylykbashi ka bërë një kronologji të sesi Edi Rama ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve për 10 vite me rradhë. Duke e quajtur pafytyrësia e Ramës, Bykykbashi shprehet se sot kriminelët në parlament, kriminelët jashtë burgjeve, tonelatat pa fund të drogës që kapen çdo javë dhe miliardat e eurove që i thonë edhe ndërkombetarët, janë fakte të provuara dhe rrezik vdekjeprurës për zgjedhjet. “Kjo eshte kronologjia e krizes se sajuar te Rames. Nje here kishte hallin/pretekst te motit por me 20 janar 2007 rezultoi si dite pranvere, dhe heren tjeter sajoi histori çertifikatash. Edhe pse qeveria bëri çdo gje qe i kerkoi opozita, Rama beri çmos per te bllokuar zgjedhjet. Nderkohe sot kriminelet ne parlament, kriminelet jashte burgjeve, tonelatat pa fund te droges qe kapen çdo jave dhe miliardat e eurove qe i thone edhe nderkombetaret, jane fakte te provuara dhe rrezik vdekjeprures per zgjedhjet.”, shprehet Bylykbashi.

SHKRIMI I PLOTË:

Paftyresia e dyftyresise se Rames

Lexoni se si Edi Rama kerkonte shtyrje zgjedhjesh 10 vjet me pare.

Ne qershor 2006 bllokoi fillimin e hartimit te listave me pretendimin se zgjedhjet qe duhej te mbaheshin ne janar 2007 nuk mund te zhvilliheshin ne dimer. Ky bllokim u zgjidh me marreveshjen e 30 korrikut 2006 mes PD dhe PS ku u vendos qe zgjedhjet ne te ardhmen do te zhvilloheshin si rregull ne pranvere ose ne vjeshte.

Me pas ne shtator Rama nxori pretekstin se çertifikatat e gjendjes civile ishin te pabesueshme. Qeveria vendosi prodhimin e certifikatave me numer serial unik dhe hologram sigurie. OSBE konstatoi se pretendimet e Rames dhe PS nuk qendronin por as kjo nuk e pengoi Ramen ta thellonte krizen ne tetor 2006.

Ne nentor, u ra dakord qe çertifikatat te regjistroheshin ne nje regjister te posaçem me qellim qe te rritej siguria e procesit. PS e shfrytezoi kete per bllokim te ri. Ne fund te nentorit PS kerkoi qe regjistrat e rreth 400 zyrave te gjendjes civile me dhjetera faqe sejcili, te fotokopjoheshin dhe te shperndaheshin ne rreth 5000 qendra votimi. Qeveria ra dakord edhe per kete.

Ne dhjetor Rama kerkoi shtyrjen e zgjedhjeve dhe i dha urdher te gjithe kryetareve socialiste te bashkive dhe komunave, rreth gjysma e 384 kryetareve, qe te bllokonin hartimin e listave te zgjedhesve ne menyre qe te bllokoheshin zgjedhjet ne gjysmen e vendit. Kjo perbente veper penale jo vetem per kryetaret por edhe Ramen. Kryeministri Berisha vendosi te kerkonte zgjidhje dhe jo ndeshkim penal.

Me 29 dhjetor 2006 Rusmali i PD dhe Blushi i PS arriten marveshjen PD-PS qe zgjidhte krizen e certifikatave. Por me 30 dhjetor, vetem 1 dite pas nenshkrimit te marveshjes, edhe pse vete e kishte autorizuar Blushin, Rama deklaroi se nuk e njihte marveshjen.

Ne fillim te janarit 2007 Nano takon Berishen ne Pallatin e Brigadave. Ramen e ze paniku dhe mbledh kryesine e PS. Ne ate takim Blushi i tha Rames se nese nuk do arrinte marrveshje ai me Berishen, marveshjen do ta nenshkruante Nano.

Me 9 janar, ne seline e Presidentit te Republikes dhe me ndermjetesimin e te derguarit te posaçem te Kryetarit te radhes te OSBE, u arrit marrveshja politike per ndryshimin e Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor dhe shtyrjen e zgjedhjeve.

Me 10 janar, pas kesaj teke te Rames, parlamenti ndryshoi per here te pare Kushtetuten (ky eshte ne te vertete i vetmi ndryshim brenda nates i kushtetutes) si dhe ndryshoi Kodin Zgjedhor vetem 10 dite para dates se dekretuar te zgjedhjeve 20 janar 2007. Ato ishin ndryshimet me skandaloze te bera ndonjehere me nje nen te gjate disa faqe qe ishte si trakt guerrilas e qe ishte garanci per rremuje. Presidenti i Republikes dekretoi daten e re te zgjedhjeve duke e shtyre per daten 18 shkurt 2007.

Kjo eshte kronologjia e krizes se sajuar te Rames. Nje here kishte hallin/pretekst te motit por me 20 janar 2007 rezultoi si dite pranvere, dhe heren tjeter sajoi histori çertifikatash. Edhe pse qeveria beri çdo gje qe i kerkoi opozita, Rama beri çmos per te bllokuar zgjedhjet.

Nderkohe sot kriminelet ne parlament, kriminelet jashte burgjeve, tonelatat pa fund te droges qe kapen çdo jave dhe miliardat e eurove qe i thone edhe nderkombetaret, jane fakte te provuara dhe rrezik vdekjeprures per zgjedhjet.

Please follow and like us: