Albspirit

Media/News/Publishing

Luan Rama: Duhet konsensus si në Selinë e Shenjtë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur  sot Komitetin Drejtues Kombëtar. Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar i LSI, Luan Rama, dhe se e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën është dialogu. Kriza politike ka prodhuar edhe krizën e vettingut, ka thënë ai.

“Dialogu dhe kompromisi mbetet rruga e vetme  që vjen prej tolerancës së dyanshme. Edhe selia e shenjtë përveç konklavës që është një parlament i mbyllur që nuk del jashtë sallës derisa të ketë krijuar shumicën për të zgjidhur Papën, ka një mjet rezervë që është konvokimi. Konvokimi është kur palët merren vesh për një emër dhe thonë zgjidhet filani  dhe të gjithë therrasin një zëri emrin e tij. Pra konvokimi do të thotë mbivotim dhe konsensus. Pra kur konklava, Parlamenti i Kardinalëve hyn në krizë dhe nga oxhaku nuk del tym i bardhë, braktiset kushtetuta dhe hyn në fuqi konvokimi”, është shprehur Luan Rama në deklaratën e tij.

Please follow and like us: