Berisha: Pas kërcënimit ndaj Bashës qëndron Edi Rama!
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama si personin që qëndron pas kërcënimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një postim në Facebook, Berisha tha se “Rama pranon se qëndron ai vet me mafien e tij shtetërore prapa kërcënimit ndaj Bashës! Ai me pohimin e tij gazetarëve u tha: mos kujtoni se e kam bërë unë!
Të dashur miq, prej dy ditësh mediat ziejnë për një atentat të mundshëm kundër Bashës. Natyrisht në këtë rast gjëja e parë që të shkon ndërmend është një organizim i mafies dhe krimit të organizuar qeveritar me në krye direkt Edi Ramën, i cili e shef se Basha e ka shndërruar atë në kryeministër të pakallur dhe rruga e vetme për t’u kapur pas një fije bari është eleminimi fizik i kundërshtarit.
Ky arsyetim bazohet në:
Së pari cilido që analizon me qetësi të dhënat arrin në përfundimin se kemi të bëjmë me një pistë zyrtare mafioze.
Së dyti dy vite me parë Rama angazhoi kryebanditin e Tiranes për t’i çuar Bashës direkt, nëpërmjet zonjës Ademi, asokohe deputetë e PD mesazhin e Edvinin “mbylle gojën ose kokën”! Ky kërcënim u denoncua publikisht nga PD dhe media por Shullazit, të porositur nga Edvini i tij nuk i hyri gjembi në këmbë përkundrazi ju shumëfishuan fuqitë.
Së treti, Edi Drama, duke parashikuar fundin e tij të sigurt në burg, të paktën 35 vjet vetëm për një çështje, është i aftë të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Prandaj ai sot, duke pohuar mori përsipër autorësinë e skenarit për destabilizimin e vendit, deklaroi atë që ka përgatitur vet pasi nuk arriti nuk guxojë të mohojë skenarin e destabilizimit te vendit për të shpëtuar lëkurën e tij.
Së treti, cilido që ka ndjekur me vëmendje sjelljet, manierizmat, fjalët e Ramës tre javët e fundit konstaton se Rama është jo vetëm i sëmure por edhe i pakurueshëm. Ai ka humbur jo gjumin por mendjen!
Me këtë rast i themi kreut të meduzës të krimit të organizuar Edi Rama, se për çdo përpjekje kundër liderit të opozitës apo anëtarëve te saj do përballesh me ndëshkimin më të rëndë personal”.