Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet laborator droge në Tiranë

Policia e Tiranës zbardh detaje të tjera rreth operacionit të komisariatit Nr.1, ku u zbulua një laborator kanabisi në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë.

“Nga  kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni u konstatua një ambjent i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Këto ambjente ishin në pronësi të shtetasit Hazbi Pardhokut. Theksojmë se këtë aktivitet të kundraligjshëm, ky shtetas dhe të tjerë të përfshirë në të, për të cilët policia po vijon hetimet, e kamuflonte  si aktivitetet i prodhimit të  plastikës”, njofton policia.

Sipas njoftimi thuhet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lënde e dyshuar narkotike, por nuk është peshuar ende prandaj nuk bëhet me dije sasia.

Burime të Lapsi.al thonë se deri më tani janë shoqëruar rreth 10 persona si të dyshuar që kanë lidhje me këtë aktivitet kriminal, ndërsa vijojnë veprimet proceduriale.

“Policia ndodhet në vendngjarje dhe po ushtron kontrolle në banesat e shtetasve të dyshuar si dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.

Ky është laboratori i dytë i drogës që zbulohet brenda kësaj jave. Pak ditë më parë në Përmet u zbulua një sasi prej 12 ton kanabis e fshehur në një magazinë. Problemi i kanabisit ka marrë përmasa të frikshme në vend, duke vërtetuar kështu akuzat që po i bëhet qeverisë nga opozita dhe mediat. Për të luftuar këtë fenomen, në strategjinë e re të qeverisë është parashikuar edhe ndërhyrja e ushtrisë.

Please follow and like us: