Albspirit

Media/News/Publishing

Administratorja e magazinës së Skraparit: Aty ka vetëm raki dhe verë dhe jo hashash

Edlira Lame është administratorja e një fasonerie në fshatin Gauk të Skraparit, në ambientet e së cilës prokurorët thonë se ishte ngritur laborator për përpunimin e kanabisit.
Ajo mohoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda të kishte dijeni për sasinë e madhe të drogës së zbuluar. Gruaja e cila akuzohet për trafik droge të mbetur në tentativë, përmes avokatit të saj, i tha Gjykatës se ajo nuk kishte në administrim magazinën ku u gjet droga, por një tjetër ambient pranë saj, ku prodhoheshin verë, raki, si dhe çanta kartoni ambalazhi.
Për të provuar alibinë, ajo paraqiti në Gjykatë një mandat pagese me vlerë 20 mijë dollarë nga një kompani amerikane, të cilën e kishte furnizuar me raki, raporton “B.W”.

Droga në Skrapar. Administratorja e objektit mohon akuzat: Kam magazinën me raki e verë
Duke iu referuar magazinës ku u zbulua droga, Edlira Lame tha se atë e ka pasur në administrim një shtetas i huaj dhe bashkëshorti i saj, i cili ka ndërruar jetë pesë vite më parë. Gruaja ka shpjeguar se asokohe në magazinë kishin ngritur një biznes bimësh medicinale, por pas vdekjes së bashkëshortit, ishin tërhequr dhe ambienti ishte i braktisur.
Pavarësisht alibisë së saj, Edlira Lame nuk ia doli të dilte në liri, pasi Gjykata e la nën arrest me burg. Pas saj me Gjykatën u përball edhe i vëllai, Muhamet Kadiu, i cili mbeti gjithashtu në burg, ndonëse mohoi të kishte lidhje me trafikun e drogës.
Laboratori i përpunimit të kanabisit u zbulua pak ditë më parë, dhe në të sipas Prokurorisë u gjet një sasi e madhe kanabisi i tharë, si dhe 2000 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vazo.
Dy javë më parë në fshatin Lapan të Skraparit u zbulua një sasi prej 1.2 tonë hashash.

Please follow and like us: