Tjetër kullë 111 metra pas 15 katëshit në Tiranë
Një tjetër kullë e re dhe e madhe do t’ja zërë frymën kryeqytetit.
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ditën e sotme planin e përgjithshëm vendor të Tiranës ku me sa duket do të ndërtohet një kullë e lartë 111 metra menjëherë pas 15 Katëshit në qendër të kryeqytetit.
KKT miratoi lejen e zhvillimit për objektin: “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Geci” sh.p.k.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë iu hap rruga ndërtimit të një tjetër kulle në bulevardin e ri me lartësi rreth 350 metra me investitor një kompani nga Dubai.