Albspirit

Media/News/Publishing

Kreu i KQZ-së publikon dokumentin: LIBRA u regjistrua e para, Blushi gënjen

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka vazhduar replikat me kreun e partisë LIBRA, Ben Blushi për debatin e regjistrimit të partisë për zgjedhjet.

Ai e ka quajtur Blushin si një mashtrues që fyen dhe gënjen ndaj një institucioni.

Biba përgenjeshtron Blushin duke thënë se LIBRA ka qenë partia e parë që u regjistrua në KQZ përkundër deklaratave të Blushit.

POSTIMI:

Jam i mahnitur nga kembengulja e Ben Blushit per te luajtur deri ne fund rolin e viktimes se KQZ! Nuk e di a eshte zoti Blushi i vetedijshem se nuk po shkruan nje liber ku mund t’i leshoje frerin fantazise se tij, por deklarata ku vetem genjen dhe fyen nje institucion qe nuk i ka asnje borxh.

Sot, i lartpermenduri ka publikuar nje status ku pretendon se ka fituar gjyqin me KQZ, e cila “nuk paska pranuar ta regjistroje”!!!Nderkohe, e verteta eshte se partia e tij “Libra” eshte regjistruar e para ne KQZ dhe kjo provohet lehtesisht nga dokumentacioni zyrtar. Zoti Blushi e mbyll statusin e sotem duke shkruar:

“Nuk e di nëse KQZ do t’i bindet vendimit të Kolegjit…Nuk është më çështje ligjore, as politike por psiqike”. Ne kete pike ndaj me zoterine perfundimin se i gjithe tregimi i tij per raportin e partise se tij me KQZ, nuk ka as baze ligjore, as politike por psiqike. Krijim i mirefillte dhe pa konsideraten me te vogel per publikun lexues!

Please follow and like us: