Albspirit

Media/News/Publishing

“Kur do takohet Luli me Ramën? A u nda LSI? A u pajtua Rilindja?”, pyetjet që i shqetësojnë të gjithë por jo Harasanin. Ish-deputeti ngre 3 shqetësime të tjera

Në një kohë kur të gjithë duken të shqetësuar për situatën politike në vend, në këtë prag zgjedhjesh ku opozita refuzon të marrë pjesë, apo mes PS-së dhe LSI-së duket të ketë probleme, ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani, ngre një tjetër shqetësim, apo disa…

“1. Rruga e Arbrit te cilen kinezet e benin per 200 mln jepet per 300 mln euro!
2. Falen 20,000 m2 toke ne mes te Tiranes dhe perjashtohet kompania nga 15 vite taksa.
3. Kalohet pa zhurme plani i Tiranes dhe mbushet Tirana prape me beton!”, janë tre shqetësimet kryesore të Harasanit.

Ish-deputeti, habitet me faktin se ndërkohë që kemi këto tre probleme, njerëzit akoma zihen me njëri-tjetrin, për Bashën, Ramën dhe Metën.

REAGIMI I HARASANIT

Te gjithe merren me kur do takohet Luli me Ramen.
A u nda LSI?
A u pajtua Rilindja?

Dhe nderkohe:

  1. Rruga e Arbrit te cilen kinezet e benin per 200 mln jepet per 300 mln euro!
    2. Falen 20,000 m2 toke ne mes te Tiranes dhe perjashtohet kompania nga 15 vite taksa.
    3. Kalohet pa zhurme plani I Tiranes dhe mbushet Tirana prape me beton!

E shume e shume te tjera.

Dhe njerezit vazhdojne zihen me njeri tjetrin per Lulin, Ramen e Meten.

CDO POPULL KA QEVERINE QE MERITON.

Please follow and like us: