Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi rrëfen 5 propozimet që ka folur me ambasadorët për zgjedhjet, paralajmëron se Rama mund të marrë 120 deputetë nëse PD-ja bojkoton

“Ai do të bëhet autokrat, një njeri me 120 mandate legale që Europa mund t’ja njohë,  i papërgjegjshëm, oligark, mund të ndryshojë kushtetutën”,- u shpreh Blushi në Kapital në Vizion Plus teksa foli për panoramën zgjedhore nëse PD nuk hyn në zgjedhje.

Blushi tregoi disa nga pikat që ka folur me ambasadorët e huaj në Shqipëri për disa ndryshime të rëndësishme që duhet të bëhen përpara zgjedhjeve.

“LIBRA paraqiti  plan me 8 pika me 18 ambasadorët, takuan edhe Bashën dhe Ramën, një plan që LIBRA kishte për zgjedhjen e krizës. Ndërkombëtarët thonë një standart që nuk e pranojmë në vendet tona nuk e peranojmë as këtu, nëse në Gjermani një parti nuk futet në zgjedhje, nuk futet. Me zor nuk e fusim dot. Edhe nëse nuk hyn PD-ja nuk kemi çfarë bëjmë thonë ata. Disa prej tyre janë në negocim, PD-ja nuk i pranon, unë dhe disa të tjerë kërkojmë njëpërmirësim të sistemit. Disa prej tyre:

  • Numërim jomilitant i votave, qytetarë pa precedent me short. E bën edhe Greqia.
  • Shkurtim drastik i shpenzimeve, cdo deputet ka një kuotë, për të harxhuar gjatë fushatës, kemi propozur 3 milionë lekë. Po mos kemi lekë do vrasim mendjen nuk blejmë votat.
  • President nga populli
  • Monitorim i rolit të policisë gjatë zgjedhjeve
  • Zbatim më i thellë i ligjit të dekriminalizimit

PD-ja nëse nuk hyn në zgjedhje humb monopolin  e opozitës”, u shpreh Blushi.

Please follow and like us: