Albspirit

Media/News/Publishing

Ben Blushi ne “Kapital”: Ilir Meta ka fituar në Oborr por jo në popull

Kreu i Libras, Ben Blushi parashikon një pranverë ballkanike në Tiranë. Gjatë një interviste në kapital të gazetarit Aleksander Furxhi, ai tha se me kollaj do te meren vesh shqiptaret me maqedonasit ne Maqedoni, sesa shqiptaret me shqiptaret ne Shqiperi.

“Une besoj se ky tranzicion do te mbyllet me mbylljen e kesaj klase politike. Nese PD nuk hyn ne zgjedhje eshte shuar, keto te tjerat do te shendoshen shume. Libra po pret diten kur te kerkohen alternativa te reja.

Po na i sekuestrojne zgjedhjet. 5 studentë sikur te kishin marrë dhe ti vinin ne vend te Edi Rames, Sali Berishes dhe Ilir Metes do kishin gjetur zgjidhje per zgjedhjet. Paguajme kosto politike pasi kemi paaftesi per te zgjidhur gabimet qe bejme vete”, tha Blushi duke komentuar zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku ai ka vendosur të hyjë.

Në vijim Blushi ka bërë të ditur se në terren ka negociata dhe se ka një ofertë për krizën që ende nuk është pranuar nga PD. “Tani qe flasim ka nje lloj negocimi. Ka disa gjera qe jane duke u negociar dhe pse PD nuk i pranon. Ne kerkojme qe votat mos ti numerojne militantet”. Në vijim Blushi ka deklaruar se nuk do të futej në një qeveri të mundshme teknike sepse e konsideron si bashkeqeverisje. “Une dua qe te vije PD ne zgjedhje dhe te zhbllokohet ceshtja e drejtesise”, ka deklaruar Blushi gjatë intervistës në Kapital.

Duke folur për rolin e Ilir Metës në krizë, Blushi tha se Meta nuk ka fituar në popull sa ka fituar në oborr. “I vetmi telefon qe mer Edi Rama eshte ai I Ilir Metes. Ai ka arritur shume ne oborr, por jo ne popull, edhe pse mendon se ka rritur kredine e vete. Eshte republika e telefonave te prishur te kater burrave te shtetit. Dyshoj se PS dhe LSI qe e kane future presidentin ne kornize, do ti harxhojne 1 ose 2 raundet e para. Presidenti nuk mund te zgjidhet ashtu, duhet te dine njerezit se kush eshte kandidati. Dyshoj se do djegin dy raunde qe ti fusin ne funksion te krizes. Ideale do te ishte qe diten e zgjedhjeve te votohej per presidentin nga populli. Kjo eshte pamundur sepse nuk duan”, përfundoi Blushi.

Please follow and like us: