I çmendur pas moderatores/ Bizhuteri dhe dhurata të shtrenjta, ja si e përndiqte fansi
Tetë muaj terror, që nuk i kishte marrë kurrë seriozisht deri mbrëmjen e të mërkurës, kur Besmir Lila iu afrua në xhamin e makinës.
Moderatorja Luana Vjollca duhet thënë se është një nga vajzat më joshëse të “showbiz”it, ndërsa numëron qindra mijëra fansa, por një prej tyre duket se ishte marrëzisht i dashuruar me të.
Adhuruesi i prezantueses i kishte përkushtuar vitin e fundit “marrëdhënies” që ai mendonte se kishte me Luanën. Në dëshminë e tij në polici, Besmir Lila pretendonte se edhe Luana ia shkëmbente në një farë mënyre dashurinë, madje edhe i kishte premtuar se do të martoheshin bashkë.
Por, ndërsa Luana nuk dinte asgjë për këtë “lidhje” të supozuar, përndjekësi i saj e kishte marrë aq seriozisht, saqë më në fund vendosi të përballej me të. Por, pse ishte bindur 32vjeçari nga Lundra
Persona të afërt të Luanës tregojnë se djaloshi i kishte dërguar disa herë lule, bizhuteri, madje edhe një celular në “Top Channel”, vend ku nuk ishte tërësisht i panjohur. Besmir Lila shkonte shpesh pranë televizionit ku punon Luana, madje në disa raste kishte kërkuar edhe takim me të.
Por, pavarësisht refuzimit të moderatores, Lila vazhdonte të këmbëngulte dhe e priste derisa ajo largohej për në shtëpi. Të njëjtat burime tregojnë se djaloshi nga Tirana i ka shkuar Luanës edhe në restorantet ku ajo drekonte, apo darkonte, por që asokohe ka mbajtur distancë.