Albspirit

Media/News/Publishing

Veliaj: Fati i Bashkisë i lidhur me atë të Qeverisë

Një nga njerëzit që po investohet fort për vazhdimin e koalicionit mes PS-së dhe LSI-së, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kjo u vu re edhe gjatë darkës së famshme Rama-Meta te Pazari i Ri, ku Veliaj ishte i pranishëm.

Kryebashkiaku është i frikësuar se një ndarje e mundshme mes Ramës e Metës do të sillte bllokim të punës në Bashkinë e Tiranës, pasi shumë vendime mund të bllokoheshin në Këshillin Bashkiak nga këshilltarët e LSI-së.

Dhe si për të përforcuar këtë frikë, Veliaj ka thënë sot se fati i Bashkisë është i lidhur me fatin e Qeverisë.

“Do të vazhdojmë me këtë frymë deri në fund të mandatit. Njerëzit duhet të kuptojnë se fati i investimeve të bashkisë është i lidhur me atë të qeverisë. Ndaj, në datën 18 qershor do vazhdojmë në të njëjtin drejtim, me Edi Ramën kryeministër dhe me PS-në në krye të punëve të vendit. Ndërsa ne sigurohemi që çdo ditë bëjmë nga një punë konkrete për Tiranën sepse është garancia e vetme se si transformohet i gjithë qyteti”, u shpreh Veliaj.

Please follow and like us: