Simon Shkreli: 450 vjet studime në Europë dhe 881 vjet burg në Shqipëri
Historia e përgjakshme, por qendrestare e priftërinjve shqiptarë pas vendosjes së komunizmit në vend. Mes tyre, edhe 3 motra.
Ishin vetëm 160 klerikë. Kishin kryer 450 vjet studime në 24 universitetet më të njohura të Europës. Duke filluar që nga viti 1944, kur u shënua vala e parë e spastrimit të tyre pas vendosjes së komunizmit në Shqpëri e duke vazhduar me fazën e dytë në 1967, ata bënë, mjerisht, 881 vite, gati 9 shekuj burg në token e tyre. Ata që u pushkatuan bënë 250 muaj tortura e hetuesi, rreth 21 vite. Ata klerikë që vdiqën gjatë torturave të tmerrshme, bënë 68 muaj hetuesi të dhunshme.
Didier Rance shkruan: “Nga 6 ipeshkvinjtë dhe 156 priftërinj shqiptarë, të cilëve u duhet shtuar edhe nje grusht priftërinjsh të shuguruar, 65 kanë vdekur si martirë, 30 janë ekzekutuar dhe 35 janë mbytur gjatë torturave. 64 kanë vdekur pasi kanë provuar burgjet dhe kampet e përqendrimit”. Më poshtë, Konica.al, ju sjell të të plotë listën e të pushkatuarve, të dënuarve, të internuarve nga viti 1944 deri në vitin 1990.
Rasti i Pjetër Meshkallës
Nga viti 1944 – 1990
- TË PUSHKATUAR (Me gjyqe, pa gjyqe dhe gjyqe të mëshefta)
- Imzot FRANO GJINI (1886 – 1948)
- Imzot GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948)
- Imzot NIKOLL DEDA (1890 – 1948)
- NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)
- Atë MATI PRENNUSHI OFM. (1882 – 1948)
- Atë ÇIPRIAN NIKA OFM. (1900 – 1948)
- Atë LEKË LULI OFM. (1908 – 1944).
- Atë LEONARD TARGAJ OFM. (1910 – 1945)
- Dom LAZËR SHANTOJA (1892 – 1945)
- Dom NDRE ZADÊJA (1891 – 1945)
- Dom MARK GJANI (1909 – 1945)
- Atë PAPA PANDI (1909 – 1945)
- Atë ANTON HARAPI OFM. (1888 – 1946)
- Atë GIOVANI FAUSTI SJ. (1899 – 1946)
- Atë DANJEL DAJANI SJ. (1906 – 1946)
- Atë GJON SHLLAKU OFM. (1907 – 1946)
- Dom NIKOLL GAZULLI (1893 – 1946)
- Dom ALFONS TRACKI (1892 – 1946)
- Dom LUIGJ PICI (1907 – 1946)
- Dom ZEF MAKSEN (1901 – 1946)
- Atë BERNARDIN LLUPI OFM. (1894 – 1946)
- Dom LUIGJ PRENDUSHI (1896 – 1947)
- Dom DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)
- Dom ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
- Dom EJËLL KOVAÇI (1920 – 1958)
- Dom DEDË MALAJ (1920 – 1959)
- Dom ZEF BICI (1919 – 1968)
- Dom MARK DUSHI (1920 – 1968)
- Dom MARIN SHKURTI (1933 – 1969)
- Dom SHTJEFËN KURTI (1898 – 1971)
- Dom MIKEL BELTOJA ( 1935 – 1974)
- Seminaristi MARK ÇUNI (1919 – 1946)
- TË VDEKUR NË TORTURA
- Atë LORENC MITROVIÇ OFM. (1872 – 1943)
- Atë BERNARDIN PALAJ OFM. (1894 – 1946)
- Atë SERAFIN KODA OFM. (1915 – 1947)
- Papa JOSIF PAPAMIHAJLI (1912 – 1948)
- Dom ALEKSANDËR SIRDANI (1892 – 1948)
- Dom PJETËR ÇUNI (1914 – 1948)
- Dom DEDË PLANI (1889 – 1949)
- Dom JAKË BUSHATI (1890 – 1949)
- Imzot JUL BONATI (1874 – 1951)
- Vlla GJON PANTALIA ( 1887 – 1947)
- TË VDEKUR PAK KOHË MBAS TORTURASH NGA SIGURIMI I SHTETIT
- Imzot FRANO GJURAJ (1893 – 1947)
- Dom ANTON MUZAJ (1921 – 1948)
- Dom KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
- Dom LAZËR JUBANI (1925 – 1982)
- TË VDEKUR NË BURGJE E KAMPE
- Imzot VINÇENC PRENNUSHI OFM. (1885 – 1949)
- Imzot ERRNESTO ÇOBA (1913 – 1980)
- Dom MARK BICAJ (1911 – 1946)
- Dom NIKOLL SHELQETI (1892 – 1947)
- Dom EJËLL DEDA (1917 – 1948)
- Dom NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
- Atë GASPËR SUMA OFM. (1897 – 1950)
- Atë PAL DODAJ OFM. (1880 – 1951)
- Atë KARLO SERREQI OFM. (1911 – 1954)
- Atë KLEMENT MIRAJ OFM. (1882 – 1956)
- Atë RROK GURASHI OFM. (1894 – 1965)
- Dom RROK FRISKU (1892 – 1956)
- Dom PJETËR NOGA (TUSHA) (1873 – 1958)
- Dom ANTON DOÇI (1920 – 1973)
- Dom MARK HASI (1920 – 1981)
- Dom LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986)
- Dom NIKOLL GJINI (1911 – 1987)
- Dom PJETËR GRUDA (1922 – 1989)
- VDIQËN MBASI VUAJTËN DËNIMIN
- Imzot GJERGJ HABERI (1874 – 1950)
- Dom ZEF SHTUFI (1879 – 1950)
- Dom NDOC NIKAJ (1864 – 1951)
- Dom MARK SHLLAKU (1865 – 1951)
- Imzot BERNARDIN SHLLAKU OFM. (1875 – 1956)
- Atë BUON GJEÇAJ OFM. (1870 – 1957)
- Atë PAL ÇIURÇIJA OFM. (1878 – 1957)
- Atë PASHKO GJADRI SJ. (1877 – 1960)
- Dom NIKOLL KIMZA (1878 –1960)
- Dom NDOC SUMA (1887 – 1962)
- Dom TOMË LACAJ (1898 – 1962)
- Atë MARIN SIRDANI OFM. (1885 – 1962)
- Dom VLASH MUÇAJ (1918 – 1963)
- Atë LEONARD SHAJAKU OFM. (1887 – 1964)
- Dom MEHILL ÇUNI (1871 – 1965)
- Atë ÇIRIL CANI OFM. (1875 – 1967)
- Dom LAZËR DEDI (1919 – 1967)
- Dom PRENKË QAFALIA (1900 – 1967)
- Dom NIKOLL SHLLAKU (1886 – 1967)
- Dom NDRE LUFI (1878 – 1969)
- Atë FLORIAN BERISHA SJ. (1897 – 1970)
- Atë MARK HARAPI SJ. (1890 – 1974)
- Atë MARJAN PRELA OFM. (1885 – 1974)
- Atë GJON KARMA SJ. (1896 – 1975)
- Dom PAL GJINI (1905 – 1975)
- Atë ALFONS ÇUNI OFM. (1900 – 1976)
- Dom NDUE SOKU (1922 – 1976)
- Dom LEKË DREDHAJ (1899 – 1976)
- Atë MËHILL MIRAJ OFM. (1909 – 1978)
- Dom INJAC GJOKA (1916 – 1979)
- Atë GEGË LUMAJ OFM. (1904 – 1980)
- Atë DONAT KURTI OFM. (1903 – 1983)
- Atë MËHILL TROSHANI SJ. (1904 – 1983)
- Atë SEBASTJAN DEDA OFM. (1916 – 1984)
- Atë FILIP MAZRREKU OFM. (1913 – 1984)
- Atë FRANO KIRI OFM. (1902 – 1986)
- Atë FERDINAND PALI OFM. (1907 – 1986)
- Dom MARIAN ARTA (1905 – 1986)
- Atë AUGUSTIN ASHIKU OFM. (1906 – 1986)
- Atë PJETËR MËSHKALLA SJ. (1901 – 1988)
- Dom KOLEC TONI (1932 – 1992)
- Dom NDOC SAHATÇIJA (1904 – 1993)
- Atë PETRAQ ISAK (1914 – 1997)
- GASPËR JUBANI (1920? – 1992)
- KLERIKË QË U ZHDUKËN NGA SIGURIMI I SHTETIT KOMUNIST
- Dom MATISH LISNA (1924 – helmatisë 1958)
- Dom PRENKË NIKÇI (1921 – aksidentalisht 1974)
- Dom LAZËR SHELDIJA (1928 – 1988, vra në SHBA)
- VUAJTËN DËNIMIN DHE ISHIN NË SHERBIM TË FESË MBAS VITIT 1993
- Imzot FRANO ILLIJA Argjipeshkëv i Shkodres (1918 – 1997)
- Imzot NIKOLL TROSHANI (1915 – 1996)
- Imzot ZEF SIMONI (1928 – 2009)
- Imzot MIKEL KOLIQI KARDINALI I – SHQIPTAR (1902 – 1997)
- Atë ZEF PËLLUMBI OFM. (1924 – 2008)
- Atë ALEKS BAQLI OFM. (1918 – 1993)
- Atë JAK GARDIN SJ. (1905 – 1996)
- Dom ZEF GILA (1916 – 2000)
- Atë KONRRAD GJOLAJ OFM. (1918 – 2000)
- Dom SIMON JUBANI (1928 – 2011)
- Atë LEON KABASHI OFM. (1906 – 1998)
- Dom LUIGJ KÇIRA (1925 – 2008)
- Dom NDRE KRROQI (1922 – 1996)
- Atë ANTON LULI SJ. (1910 – 1999)
- Atë DIONIZ MAKA OFM. (1910 – 2004)
- Dom NIKOLL MAZRREKU (1912 – 1996)
- Dom PASHKO MUZHANI (1915 – 1993)
- Dom NDOC NDOJA (1914 – 1996)
- Dom LORO NODAJ (1918 – 1996)
- Dom NDOC NOGAJ (1926 – 2011)
- Dom GJERGJ SIMONI (1935 –
- Dom ERNEST TROSHANI (1928 –
- Dom MARTIN TRUSHI (1933 – 1998)
- Atë GJERGJ VATA SJ. (1915 – 2000)
- Atë VIKTOR VOLAJ OFM. (1910 – 1995)
- Dom JAK ZEKAJ (1906 – 1995)
- MOTRA QË VUAJTËN DËNIME NË BURGJET KOMUNISTE
- Motër Maria Tuci (1928 – 1949)
- Motër GJEORGJINA BULGARECI (1928 – ?
- Motër LILJANA RADOVANI