Fletërrufe për Lasgush Poradecin për shkelje të disiplinës proletare
“Shoku Llazar Gusho “Pse Ju bëheni pengesë për leximin e përhapjen e librit…? A nuk është ky një qëndrim i pahijshëm?!!!…”
Nuk ka nevojë për asnjë koment kjo fletërrufe e biblotekës së partisë për shkrimtarin Lasgush Poradeci. Për ata që kanë jetuar në sistemin komunist, e dinë mirë se çfarë do të thoshte të të bënin fletërrufe. Ishte një lloj diskretitimi para masave. Do të thoshtë të të vinte në shënjestër e gjithë shoqëria… upupu ai ka dalë në fletërrufe…. mos i fol … largohu prej tij… upupu..
Ja pra kjo i ka ndodhur edhe Lasgush Poradecit. Dhe për çfarë u godit Lasgushi? Pse i mbante librat e biblotekës kombëtare aq gjatë pa i kthyer. “Pse Ju bëheni pengesë për leximin e përhapjene librit…? A nuk është ky një qëndrim i pahijshëm dhe shkelje e disiplinës proletare…”. Ja dhe fletërrufeja e plotë e publikuar në facebook nga e bija e Lasgush Poradecit, Marie Gusho.