Albspirit

Media/News/Publishing

Hueyda El Sayed: Si na e shkatërroi familjen Feçor Shehu

Një histori e hidhur si ka ndodhur me mijëra familje shqiptare në kohën e diktaturës. Artistja e njohur Hueyda El Sayed, me lot në sy ka rrëfuar historinë e familjes së saj në kohën e komunizmit, ndarjen me të atin në moshën 3 vjeçare për 16 vjet. Ajo tha se në atë kohë, zv/ministri i Punëve të Brendshme Feçor Shehu, i vardisej të ëmës së Huedës dhe ndaj edhe e ndau nga i shoqi. Rrëfimin e plotë dhe prekës artistja e ka bërë në emisionin “Xinga me Ermalin” në tv Klan.

 RREFIMI

“Historia e dashurisë me Sudanin përsëritet në vitet 70 kur mami njeh një studnent që vinte nga Partia Komuniste e Sudanit, për të studiuar në fakultetin e Gjeologjisë. Sheh mamin dhe bien në dashuri, martohen dhe lind vetëm unë. Në moshën 3 vjecare, vendosin të largohen që babi të shkojë në punojë në Libi, Tripoli, se ishte një vend që kishte shuimë naftë. Do zhvendoseshim të tre. Shitën mobiljet, do bënin pasaportat, se në atë kohë kishte procedurë të gjatë që bëheshin nga ministria e Punëve të Brendshme. 10 ditë para se të niseshin, pasi ishin rezervuar edhe biletat e avionitm zv/ministri i Punëve të Brendshme i aso kohe Fecor Shehu ka parë pasaportën e mamit, ku isha dhe unë, dhe i duket një femër shumë e bukur dhe një ditë ndërsa mami kthehej nga puna në bulevardin ku ka qenë ish hotel Dajti, i ndalon një makinë përpara këmbëve dhe hapet dritarja dhe i thotë “unë jam zv/ministri, të hënën në orën 12 duhet të vini në zyrën time”. Mami shkon në shpi i trebon babit. I pret zv ministri dhe nxjerr si pretekst se meqë unë dhe mami ishim shtetase shqiptare, babai duhet të largohej nga Shqipëeria dhe pas 6 muajsh që ata do kishin verifikuar që babi do kishte një gjendje stabël për të na mbajtur, do na dërgonin ne ose mund të vinte ai të na merrte. Në fillim nukpranoi, por pasi i bene shume premtime ata, iku duke lënë vetëm me 26 lekë të vjetra mamin dhe me një shtëpi bosh. Aty fillon tragjedia e jetës sime. Kur im atë pas 6 muajsh vjen për të na marrë dhe se lënë të zbresë as nga avioni. Mdërkohë ky shpesh herë ftonte në zyrë mamin i vardisej, ajo nuk pranonte deri sa arriti në atë pikë që i tha: “Sa të jem zv minister i Brendshem ju nuk keni per te dale nga Shqiperia, dhe e mbajti fjalen. Unë e kam parë tim atë vetëm 16 vjet më pas kur kam qenë 19 vjec”.

Please follow and like us: