Albspirit

Media/News/Publishing

Rama si Ezeli. Basha zbulon skandalin e tenderimit të karburantit

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka diskutuar sot me biznesin te cadra e opozitës. Nuk ka lekë, tha Basha. Të gjithë thonë nuk ka lekë, që nga Tropoja në Sarandë. Por ne jemi ulur fare pranë vendit ku janë lekët, tha ai.

Po ku janë lekët, taksat janë rritur për të gjithë, dhe në veçanti për të varfrit. Mblidhen me faturat e energjisë, me faturat e ujit dhe ato të karburantit. Për këtë të fundit opozita i nisi një amendim ligjit të taksave por e rrëzoi. Paratë po i mbledh shteti, por shteti është i leshit. Vetëm për tendera karburanti ai ka tenderuar 4.7 miliardë lekë për këtë vit që është vit elektoral. Në vitin 2013 ajnë tenderuar 1.16 miliardë, në 2014, 1.15 miliardë lekë, në 2015, 1 miliardë lekë. Këtë vit katër herë më shumë karburant. Pra ja ku janë lekët. Nuk i përdorin taksat tuja, tha Basha për investime. Nuk ka një shkollë të re.

Paratë i kanë vetëm për veten e tyre. Kjo është oligarkia ku pakica pasurohet dhe shumica varfërohet. Sa herë që thotë Rama po bëjm ështet e ka fjalën për shtetin e vet, shtëtin e leshit që është republika e vjetër. Republika e vjetër është komplot politik dhe financiar. Popullit i thotë shih Ezelin për 4 vjet rresht ndërkohë që i fut derën në xhep.

Në vijim Basha ka përgëzuar Prokuroriën e Krimeve të rënda për 18 arrestimet në polici dhe dogana për trafikun e drogës. Por 18 të arrestuarit janë ushtarë. Cojeni hetimin deri në fund, arrestoni Saimir Tahirin dhe fill më pas komandantin e bandës.

Ne vijim Basha tha se qeveria ka nisur te fale takjsat per ndertimet e luksit por ia merr shpirtin njerit qe rregullon nje qoshe ne shtepine e tij. Vetem javen e fundit i fali 60 milione dollare taksa kulles qe pritet te ndertohet ne fund te bulevardit. Fali edhe miliona per chech up , miliona per karburantin, dha leje he per dy kulla te tjera se parate e droges do te hidhen diku. Ja ku jane parate.

Ne nuk kerkojme pushtetin en tavoline. Ne kerkojme kushte gare, tha Basha. Ai nuk dorezohet si kryeminister pasi i ikin parate e droges edhe nese ka Ilir Meten ne qafe. Ai po ben cdo perpjekje me zhagen ne dore (trasten) per ti prishe mendjen edhe Metes. Ka filluar seriali tjeter i Ezelit, sa kushton zhagja sa duhet bere ajo. Por e kane kot. Me Ramen kryemin ister nuk ka zgjedhje. Kjo eshte e pandryshueshme.

Please follow and like us: