Bedri Blloshmi: Përgjigje ministres së Kulturës, znj. Kumbaro
Përgjigja juaj e datës 15/3/2017 me detyroi të shkruaj:
Se ju zonja Kumbaro në vitin 2015 më shkruanit se vitin në vazhdim, pra 2016 do të interesoheshit për shpalljen Muze të shtëpisë së dy poetëve Vilson Blloshmi dhe GencLeka, të pushkatuar nga regjimi diktatorial i Hoxhës, që ju e keni aq për zemër. Me të dërguarin tuaj, vajtëm në Bërzeshtë ku u bënë disa fotografi dhe u pëlqye shumë arkitektura e kësaj godine të lënë shkretë, aqsa ata u habitën duke thënë se kjo godinë i përmbush të gjitha kushtet për të qenë e tillë. Përfundimisht më thanë se do t’i bëjmë një relacion ministres së Kulturës që kjo shtëpi të shpallet. Mbas interesimit tim për më vonë më thanë se fondet për atë vitishin ndarë e kështu mbeti për vitin tjetër. Në shkresën tuaj të marrë drejtuar mua përfundimisht më shkruani se godina është shumë e amortizuar dhe për këtë nuk keni fonde. Ndërsa nga ana tjetër keni gjetur dhe dhënë fonde për dokumentarë të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të, Diana Çuli e cila ka bërë akt-ekspertizën e poezive të poetit Genc Leka. Gjithashtu ka dy ditë që kam dëgjuar nga goja juaj që kishit shkuar për vizitë në qytetin e Përmetit dhe folët për restaurimin e një guri, monument kulture për të cilën bëni mirë që e keni marrë përsipër. Po ashtu ju thatë se mbas këtij restaurimi do të restauroni dhe shtëpinë muze të “Kongresit të Përmetit”. Të gjithë e dinë se ky kongres mori vendimet më të tmerrshme dhe më të egra të cilat popullish qiptar i vuajti për 45 vjet. Kjo ditë duhet harruar dhe fshirë nga kujtesa, ndërsa ju përpiqeni ta rizgjoni dhe ta mbani gjallë. Kjo tregon se ju nuk keni dëshirën e mirë për të shpallur shtëpinë muze të poetëve dhe se nuk doni të shkëputeni nga e kaluara e tmerrshme. Me këtë rast m’u kujtua shprehja e Bonapartit: “Se për të bërë punë të këqija duhen njerëz të këqinj”.