Albspirit

Media/News/Publishing

Holanda bën thirrje për dialog: Zgjedhje të lira, zbatoni Vettingun

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Koenders, nuk ka dashur të përfshihet në çështjet e brendshme të politikës shqiptare.

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij Ditmir Bushati, Koenders i është shmangur pyetjeve direkte për bojkotin e opozitës, por ka ndaluar te përshpejtimi i zbatimit të ligjit të Vettingut.

“Nuk dua të ndërhyj në çështjet e brendshme, por theksoj se Holanda mbështet reformat e ndërmarra dhe Vettingun. Duhet dialog për zgjedhjet të lira e të ndershme. Jap mbështetjen e Holandës për integrimin e Shqipërisë në BE. Është koha që të zbatohet reforma në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese duhet të marrin jetë”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta konfirmoi mbështetjen ndaj rrugës europiane të Shqipërisë.

“Vizita ime e parë ka qenë në 1991 dhe jam i lumtur që vizitoj sërish Shqipërinë. Dua të jap mbështetjen e Holandës në mbështetjen e Shqipërisë në BE. Jam shumë i kënaqur në marrëdhëniet tona bilaterale në fusha të ndryshme. Ne jemi investitori i dytë më i madh në Shqipëri. Gjithmonë e më tepër ne e gjejmë veten në fusha të ndryshme si turizmi. Kemi bashkëpunim të mirë edhe në luftën kundër radikalizimit dhe ISIS. Holanda mbështet prespektivën e Shqipërisë në BE”.

Sa i takon emigrantëve shqiptarë që kërkojnë azil në Holandë, ministri Koenders, bëri një sqarim: “Ju jeni të mirëpritur të vini si turistë dhe vizitorë, por vendi juaj nuk është në pozita për të kërkuar azil”.

Please follow and like us: