Albspirit

Media/News/Publishing

Vizita e Sigmar Gabriel në Tiranë, Rama me flamurin rumun në vend të atij gjerman

Mesazhet që mori nga ministri i jashtëm i Gjermanisë e kanë entuziazmuar, kryeministrin Edi Rama, që më shumë se aq nuk mund t’i kërkonte gjermanëve. Nga gëzimi, duke shkruar në Facebook, kryeministri ka bërë një lapsus në statusin që shpërndau për ndjekësit e tij në Facebook. Në vend ta shoqëronte mesazhin e tij me ikonën e flamurit gjerman, e ka ngatërruar me flamurin rumun.

“Konferenca e përbashkët e shtypit me Ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel. Mesazhi i unifikuar i koalicionit CDU-CSU të kancelares Merkel dhe SPD të kryetarit Schulz e ministrit të jashtëm Gabriel është i qartë: Vettingu duhet të zbatohet e opozita të mos e pengojë me bojkot dhe zgjedhjet duhet të mbahen në datën kushtetuese, 18 qershor” shkruan Rama që në vend të flamurit gjerman në fund të postimit, përdor flamurin rumun, për ta ndërruar më pas me atë gjerman.

Please follow and like us: