Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtorët e Vettingut, ja kush janë emëruar në krye të DSIK dhe Pastrimit të Parave

Zbulohen emrat dy drejtuesve te institucioneve kyçe që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
Pas dorëheqjes pak muaj më parë të ish Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni dhe Drejtori i Sigurimit të Informacionit të klasifikuar, Arben Seferi, prej disa javësh në krye të këtyre institucioneve janë emëruar dy emra të rinj.
dorian tolaDrejtoria e Sigurimit të informacionit të klasifikuar drejtohet tashmë nga Dorian Tola , i cili para këtij funksioni ka shërbyer në Forcat e Armatosura ku ka kryer detyra që lidhen kryesisht me planizimin afatgjatë të Forcës Detare dhe bashkëpunimit ushtarak dhe stadartizimit me NATO-n.
arlind gjokutaNdërsa në krye të Drejtorisë së Pastrimit të Parave është emëruar Arlind Gjokuta. Gjokuta ka kryer studimet në master Financë dhe Menaxhim Rrisku në një universitet në Milano dhe që nga janari i vitit 2016 është anëtar i trupës së nivelit të lartë.
Pak muaj me parë, Seferi dhe Hyseni dhanë dorëheqjen pas akuzave te opozitës si njerëz të afërt me kryeministrin.

Please follow and like us: