KE kritikon Turqinë për referendumin, reagon Ministria e Jashtme: Të papranueshme kritikat
Këshilli i Europës ka reaguar ditën e sotme për referendumin në Turqi, duke deklaruar se procesi ka qënë jashtë standardeve, për arsye se janë vërejtur parregullësi gjatë votimit, dhe se fushata ka qënë e njëanshme.
Ndaj këtyre kritikave të BE-së ka reaguar menjëherë Ministria e Jashtme turke duke hedhur poshtë pretendimet se procesi ka qënë jashtë standardeve.
“Deklarimi se referendumi ishte nën standardet ndërkombëtare është i papranueshëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Please follow and like us: