Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri i Jashtëm i Hollandës takohet me gruan e Bashës

Ministri i Jashtëm i Hollandës Bert Koenders, ditën e djeshme është takuar me Aurela Bashën, bashkëshorten e kreut të opozitës Lulzim Basha në mjediset e hotel “Rogner”.

Takimi mes dy miqve ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi Koenders ka pasur një bashkëbisedim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Ai ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku fillimisht u takua me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe mandej, gjatë ditës, u takua me kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha.

Koenders nuk ka preferuar të flasë në media për krizën politike në vend, ndërsa deklaroi se Hollanda e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

“Ne jemi investori i dytë më i rëndësishëm në Shqipëri dhe duam të shohim progres ekonomik mes dy vendeve. Kemi kntribuar në disa fusha, dhe tashmë edhe në turizëm. Muajin që vjen një kompani ajrore që do të fluturojë direkt nga Amsterdami në Tiranë”, tha ai në konferencën për mediat me ministrin Bushati.

Please follow and like us: