Kryemadhi i kundërpërgjigjet Ramës, publikon fakte kundër tij
Vetëm pak minuta më parë deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një postim në rrjetin social Facebook. Ky postim mesa duket ka ardhur pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e djeshme, ku u shpreh se konstatimet e saj nuk duheshin marrë seriozisht.
Duke postuar një seri fotosh ku shfaqen një mori biznesesh të mbyllura që kanë shpallur falimentimin e tyre, Monika Kryemadhi shkruan: “Po tani?! Këtë merreni seriozisht”.
Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmë se deklaratat e deputetes Monika Kryemadhi se kriza politike po shkakton humbjen e vendeve të punës dhe largimin e bizneseve të huaja, nuk duhet marrë seriozisht.
“Monika po bën fushatën, ka filluar fushatën, po bën opozitën brenda mazhorancës. Mos e merrni seriozisht atë që thotë Monika në këtë aspekt, sepse LSI është aleat në këtë qeverisje. Pretendimet për 300 mijë vende pune të humbura nuk janë reale, janë sureale”, ka thënë kryeministri Rama përballë gazetares Rudina Xhunga.