Hyeda El Sayed dhe ngacmimet seksuale në kohën e dikaturës
Rrëfimi i Hyedës për tragjedinë e familjes së saj, ishte tronditëse. Feçor Shehu, ish zëvendës Ministër i Brendshëm në kohën e diktaturës u dëshmua prej saj si shkatërrues i familjes së saj, pasiqë donte me çdo kusht të përfitonte seksualisht nga nëna e Hyedës. Ky rrëfim, hap një debat të madh dhe është vetëm një nga mijëra rastet e abuzimeve me pushtetin që është bërë në atë periudhë dhe që sot, kërkohen të harrohen përmes zbukurimeve të stisura. Ka edhe plot raste të tjera si ai i nënës së Hyedës, kur sekretarë të rëndësishëm të partisë kërkonin me përdhunime apo me joshje marrëdhënie seksuale jashtë bashkshortore. Por këto çështje mbylleshin dhe bëhej çfarë ishte e mundur të mos lihej gjurmë. Rasti i Hyedës ka qenë krejt i panjohur deri përpara pak orësh kur ajo vendosi ta tregojë për të gjithë. Dhe mirë bëri.