Liljana Elmazi: Pse edhe Presidentin nga rradhët tona do e emërojë Rama?!
Akoma nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për President të ardhshëm të Shqipërisë, ndërsa afati për regjistrimin e të njëjtëve në Këshillin Qendror Zgjedhor skadon në orën 24:00.
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta këmbëngul për president konsensual, në mënyrë që të përfshijë edhe opozitën. Megjithatë nuk pritet që opozita të përfshihet në proces, pasi po bojkoton Kuvendin.
Deputetja e PD Liljana Elmazi e ka komentuar rreth disa emrave të opozitës të cilët janë folur për kandidaturën e Presidentit.
Në një postim në facebook Elmazi shkruan:
“Ne kerkojme qeveri teknike per të siguruar zgjedhje të lira, nga Rilindja fliten gjoja emra të opozites per President… Pse edhe presidentin do na e emeroje Rama nga radhet tona, ashtu si do të emeroje opoziten e re ??!! Kurre !!!!!”.