Albspirit

Media/News/Publishing

Pas BREXIT, May kërkon zgjedhje të parakohshme më 8 qershor

Kryeministrja britanike Theresa May tha se do i kërkojë parlamentit që më 8 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme, për të fituar kështu një mandat të drejtë për të udhëhequr vendit pas Brexit, divorcit me BE-në. Kjo cilësohet një lëvizje surprizë e kryeministres britanike.

Por mediat britanike shtrojnë çështjen pse kjo thirrje për zgjedhje të parakoshme? Kryeministrja ka qënë në presion pas kërkesave për referendum dhe rebelimit në rritje për planin e saj të shkollave. Duke folur në konferencën për shtyp May tha: “Vendi është bashkë, por Vvestminster jo”.

Ky vendim vjen tre javë pasi kryeministrja nisi procesin normal të Brexit, dhe habiti mjaft politikanë britanikë që sapo ishin kthyer nga pushimet e Pashkëve.

Më herët, May kishte thënë në mënyrë kategorike që zgjedhjet e ardhshme do të ishin sipas planit, më 2020.

Please follow and like us: