Albspirit

Media/News/Publishing

Bogdani: Maxhoranca po shkel Kushtetutën me afatin e regjistrimit të koalicionit

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani tha në “Tonight Ilva Tare” se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po shkelin Kushtetutën e vendit me mosregjistrimin në afat të koalicioneve zgjedhore.

“Këtu po shkelin Kushtetutën e vendit. Janë të gatshëm për ta shkelur Kushtetutën e vendit për afatin e regjistrimit të koalicionit. Në qoftë se janë të gatshëm për të bërë këtë dhe për të prishur të gjitha afatet, ku qëndron problemi i datës 18 qershor. Vettingu dhe problemet e vettingut kanë filluar që në shtator të vitit të shkuar dhe protesta ka nisur më 18 shkurt. Nuk ka lidhje në mënyrë absolute.

Është e vërtetë se sistemi këtu po bie. Sistemi i ri i drejtësisë do të jetë i fundit “check and balance” në Shqipëri. Në qoftë se edhe ky sistem kapet siç është tentativa e kryeministrit, atëherë nuk me më kontroll sistemesh në Shqipëri. Parlamenti praktikisht ka rënë në momentin që është mbushur me kriminelë. Ajo që është guri i fundit për “check and balance” në Shqipëri është reforma në drejtësi”,- tha Bogdani.

PS dhe LSI vendosën sot që mos të regjistrohen si koalicion në afatin që parashikonte Kodi Zgjedhor duke e shtyrë datën për në 2 maj. Rama dhe Meta u shprehën se kjo u bë që t’i jepej më shumë kohë opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje dhe mos të bojkotojë procesin.

Please follow and like us: