Albspirit

Media/News/Publishing

LGBTI fton Ramën në paradën me biçikleta në 13 Maj: Një mundësi për t’u ndjerë i lirë

Komuniteti LGBTI ka ftuar kryeministrin Edi Rama të bëhet pjesë e paradës me biçikleta në datën 13 Maj në Tiranë. Në një letër të firmosur nga Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj, kryeministri Edi Rama ftohet në këtë event, të cilin dy përfaqësuesit e komunitetit LGBTI e konsiderojnë “një mundësi të jashtëzakonshme për t’u ndjerë të lirë dhe për të jetuar me dinjitet”.

Në ftesë thuhet se “Ka ardhur koha që ju personalisht dhe partia që ju drejtoni, anëtare e partive progresiste të majta në Europë, të mos ngurroni të keni një qëndrim publik, në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBTI”.

Please follow and like us: