Rama: Koalicioni PS-LSI, i fortë dhe strategjik
Kryeministri Edi Rama duke marrë fjalën në foltoren e parlamentit u deklarua qartë se nuk ka lëvizur aspak nga qendrimet karshi opozitës. Nuk shkel Kushtetutën. Nuk dorëzoj mandatin që ma kanë dhënë shqiptarët. Mund të negociojmë për të përmirësuar Kodin Zgjedhor dhe të gjitha ligjet, tha ai.
Sa i përket letrës së dërguar në KQZ tha Rama “dua të sqaroj se ne nuk i kemi kërkuar KQZ të shkelë ligjet, ne kemi kërkuar që të shihet mundësia për shtyrje, pasi duam të shkojmë në zgjedhje me opozitën. “Dua ta theksoj, letra është shkruar si koalicion”, vijoi ai.
Pjesë nga fjala e Ramës në parlament
Dua të flas për këtë idiotësinë që po komentohet. Letra e koalicionit në KQZ. Është një letër që nuk synon largqoftë të detyrojë KQZ-në shkelë Kodin, por shpreh vullnetin e mirë të këtij koalicioni që ti japë mundësinë PD dhe partive të tjera të hyjnë në zgjedhje. Se ne s’kishim asnjë motiv. Ne kemi një koalicion strategjik. Ata që kanë shpresuar ta godasin këtë aks (PS-LSI) do vazhdojë të zhgënjehen, se nuk garanton karriget por reformat. Nëse në këtë proces ka patur qasje nga ne dhe nga partnerët tanë në koalicon kjo nuk ka nënkuptuar ndonjë lëvizje nga marrëdhënia kontraktuale me 1 mln njerëz që na kanë votuar, por shprehje e dy opinioneve të ndryshme se si mund të lehtësohet rruga e zgjidhjes për të nxjerrë opozitën nga çadra.