Albspirit

Media/News/Publishing

Azgan HAKLAJ: Opozita e bashkuar do të zbarkojnë ne Kavajë si dikur aleatët në Normandi

Historia e Luftës së Dytë Botërore po përseritet në Shqipēri. Në Atdheun e perëndive Ilire, të perëndorëve të mëdhenj, Dioklicianit, Konstandinit Justinianit ,të kryezotëve të betejave, të Aleksandrit të Madh apo Lekës siç e thërrasin në gjuhën vllaznore dhe të thjeshtë shqiptarët, të Pirros dhe Gjergj Kastriotit.

Atdheun e engjëllit qē pushtoj qiejt Shenjtorës Nanë Terezës po përplasen dy botë.

Ashtu siç zbarkuan miliona ushtarë në Normandi të Francēs për të çliruar Evropën nga tirania e Hitlerit, sot pas shtatë dekadash nga ajo ngjarje madhështore e historisë, në Shqipërinë e vogël, por fisnike dhe liridashëse qindra- mijra shqiptarë të rreshtuar nën flamurin kombëtar, të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj do të zbarkojnë triumfalisht nëpër rrugët dhe sheshet e Shqipërisë duke filluar me 7 Maj në Kavajë për të çliruar Atdheun e tyre nga karrikatura më e shëmtuar e Hitlerit Edi Rama.

Ky referendum popullor që do të ngadhnjejë më 7 maj në Kavajë në vendin simbol të demokracisë është sinjifikativ për faktin se na ndan vetëm dy ditë nga 9 Maji kur mbarē bota kremton çdo vit fitoren mbi fashizmin.

Aristoteli i madh na ka lanë një maksimë: Do ta them të vërtetën troç edhe sikur të gjithë të jenē kundër sajë sepse shpejt të gjithë do ta përqafojnë këtë të vërtet. E kam mik Platonin, por më shumë tē vërtetën, shprehej filozofi i madh. E vërteta më bën të lire, na thotë Seneka.
U mbushën dy muaj në çadrën e lirisë që Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar e udhëhequr nga korifeu i saj Lulzim Basha po shpalosin një të vërtet të madhe e shumë dimensionale por dhe të dhimbshme tashmē të mbështetur masivisht nga populli shqiptar që e demonstroj me marshimin solemn në sheshin Skënderbej.

Njëzeri, në mënyrë unanime i tha Edi Ramës: Boll më, ik.

Mbi 60 ditë në Shtëpinë e Lirisë po përplasen dy botē, e Ardhmja me të Ahkuaren, Vyrtyti me Vesin, Demokracia me Autokracinë , Republika e Re, që po vjen, me Republikēn e Vjetër – që po jep shpirt.

Qëndrestarët e paepur në Protestën më të gjatë në histori po kërkojnë të vendosur të mbjellin e të konsolidojnë institucionin e votës së lirë, si gurthemel të Republikës së Re.

Kjo kauzë e shtrenjtë dhe e shenjtë e opozitës së mbështetur nga shumica e shqiptarëve do të kurorëzohet me çdo çmim.

Teksa po shkruaj këtë opinion mu kujtua një letërkëmbim i baballarëve të kombit amerikan, Medisonit, Hamiltonit, Xhafersonit, dyqind e kusur vjet më pare: Jemi mbledhur një ansambël perëndishë që po projektojmë të ardhmen e Amerikës.

Pikërisht kjo Çadër sot ka një mision të shenjtë: të hedhë themelet e Republikës së Re nëpërmjet institucionalizimit një herë e përgjithmonë të votës së lirë.

Dhe kjo arrihet me njē Qeveri Teknike me mandat kushtetues që do të realizojë Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme me Shanse të Barabarta konkurimi para verdiktit të sovranit.

Mirepo në çastet e fundit të agonisë dhe të qëndresës së tij të çmendur Edi Rama zgjodhi të trumbetojë me propogandën e tij shurdhuese avokatinë e ministrit të Jashtëm gjerman me emrin biblik Gabriel dhe znj. Mogerini, përfaqsuesve të dy kombeve që nëpërmjet boshtit Romë-Berlin-Tokio, trekëndeshit të zi i shkaktuan botës 100.000 viktima në Luftën e Dytë Botërore.

  1. Gabriel dhe znj Mogerini, kombi i të cilës Italia bashkëjeton prej dekadash me mafjen më të organizuar, më të tmerrshme, më gjakatare në histori, na thanë dy fraza shkurt të padenja për dy kombe si Gjermania e Frederekut të Madh, Otos së Perendorisë së Shenjtë Romake, Bismarkut, arkitektit të realpolitikës, Italia e Garibaldit e Françesko Krispit me gjak shqiptar që sëbashku me Francën e Shumanit, djepin e revolucionit dhe filozofisë Liri- Barazi- Vllazri jenē trinia dhe lokomativa dhe shpresa e shtëpisë sonë të perbashkët: Bashkimi Evropian.

Ata me një gjuhë të akullt dhe arkaike sikur tē vinte nga epoka skllavopronare i thanë opozitës dhe popullit që i mbështet: Nuk ju kuptojmē çfarë doni! Dilni nga Çadra! Votoni ligjet që ju thotë Rama! Shkoni në zgjedhje se ne ju vëzhgojmē!

Pra shkurt dhe qartë varjani në qafë mëlçitë ujkut.

Zotëria i Berlinit dhe znj. e Romēs po t’i kishin thirrur kujtesës historike të kombeve të tyre nuk do të guxonin për t’u treguar aq arrogant, të njëanshëm dhe të paduruar, pa e dëgjuar akoma udhëheqesin e Opozitēs sē Bashkuar z. Lulzim Basha për të shprehur publikisht, pa asnjë sens diplomatik mirësjelljeje e respekti ndaj qytetarëve shqiptarë përkrahjen për z Rama.

Gabrieli e Mogerini mund të simpatizojnë personalisht z. Rama deri në marrëzi për ekstravagancën e tij, për biseksualitetin e tij politik dhe moral, për lukun e tij alla Versaçe, për ngjyrat e ndezura të këmishave e kostumeve, të kravatave ylberore të blera me paratë e taksapaguesve shqiptarë, ta simpatizojnë edhe për të gjitha të zezat që i ka sjellur me qeverisjen e tij autokratike, plutokratike duke institucionalizuar krimin në pushtet.

E theksoj deri këtu është çështje simpatie personale.

Por kur ke veshur kostumin e ministrit të Jashtëm Gjerman dhe fundin e Komisioneres për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian. Ështe e papranueshme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Gjermaninë dhe Italinë dy kombe mike të sotme, por dhe dy shtete pushtuese të Shqipërisë jo më larg së 70 vjet.

Ata duhet të dinë mirë vuajtjen e popullit shqiptarë nga Hitleri dhe Musolini.

Duhet të mendojnë se shqiptarët kanë përjetuar diktaturën më të egër në Evropë dhe se pjesë e makinerisë shtypëse e pushkatuese ka qenë babai dhe daja i Edi Ramës.

Shqiptarët janë krenarë që në luftën e dytë botërore çliruan Atdheun e tyre nga baballarët e gjyshët e Gabrielit dhe Mogerinit dhe u rreshtuan me fitimtarët.

Ajo ishte një betejë patriotike e një kombi të lashtë e fisnik frytet e të cilës i korrën dhe shijuan me të pabesë diktatori Hoxha dhe kori i korbave, oborrtarë të tij vampirë ku babai dhe daja i Edi Ramës ishin violina të para.

Biri i kombit gjerman dhe bija e kombit italian që i dhanë botës kaq shumë gjeni por dhe idologjitë e shtetit nazist dhe fashist, koktejn më të hidhur në historinë e njerzimit na thanë troç: Nënshtrohuni!

Braktisni shtëpinë e lirisë, ëndrrën për një Republikë të Re të dalë nga vota e lirë. Ëndrrën për njē Shqipëri pa drogē, për një parlament pa bandit. Braktisni ëndrrën për një drejtësi të pavarur dhe shkoni urtë e butē si delet në vathë se bariu juaj do të jetë prapë Edi Rama.

Benjaminët e Ramës harrojnë se problemi i PD-së e Opozitës së Bashkuar nuk është thjesht Edi Rama, por filozofija e tij sunduese gjenetike.Të ishte vetëm i atij do ja kishte mbathur me kohë pa u menduar dy herë.

Qeveria e tij është një bandē mafjoze dhe Rama është thjesht kryetari i kupolës dhe po të ikë ai në vend të tij kurorëzohet kapoja i ri.

PD dhe Opozita e Bashkuar duan ta shkulin të keqen nga rrënja e kjo bëhet duke largur Ramën bashkë me bandën e tij kriminale në parlamentin e drejtuar nga Ponc Pilati Ilir Meta bashkëfajtorë njësoj me Ramën.

Opozita kërkon çlirimin e shtetit, parlamentit qeverisë,pushtetit vendor, shërbimit diplomatik, medias nga krimi dhe sigurimi i shtetit tentakulat e të cilëve e kanë mbërthyer prej 26 vjetësh shtetin e sē drejtës për tē cilin kemi ëndërruar.

Në Shqipëri thonë çudia më e madhe zgjat tre ditë. Gabrieli dhe Mogerini erdhën bënë detyrën ndaj mikut të tyre që është në grahmat e fundit në reanimacionin e spitalit të politikës i dhanë oksigjenin e fundit.

Tani është radha e shqiptarëve të ja heqin qesen e fundit të këtij oksigjeni që i sollën miqtë e tij të paguar dhe ta varrosin politikisht Ramën por bashkë me tē dhe dhimbjen tonë që na shkaktoj me vaje e kuje sipas traditēs së lashtë.

Shqiptarët e kanë zgjedh rrugën dhe prijësin e tyre z Lulzim Basha, simbol i Shqipërisë Evropiane që u ba barrikada e pakapërcyeshme e Ramës dhe kmerëve të kuq . Basha do të jetē gjenerali i operacionit të Ri “Overlot”.

Qindra- mijra shqiptarë do të vërshojnë në sheshet e Shqipërisë duke filluar nga Kavaja ashtu siç zbarkuan aleatët perëndimorë nē brigjet e Normandisë të udhëhequr nga Ajzenaueri i madh.

Shqiptarët janë tē vendosur të çlirojnë Atdheun e tyre nga njeriu bunkier Edi Rama e banda e tij politike.

Ju shpresoni se do ju mbështesë Evropa dhe se do të arrini një fitore si tē Pirros por ne nuk do ta lejojmë z Rama.

Me 18 qershor nuk do tē ketë zgjedhje me ju kryeministër.

Ky është pakti i shenjtë i besëlidhur mes popullit opozitarë tashmë shumicë dhe z Lulzim Basha të cilët kanë vendosur e janë betuar para familjes, flamurit , e vetë Zotit për ti dalë zot Atdheut lirisë dhe demokracisë.

Evropa që mendon Rama se e ka aleatë dhe do ta shpëtojë nga gremina është Evropë sipas modelit made in Rama ekziston vetëm në fantazinë e tij haluçinante.

Evropa e vërtet e që ne kemi parë është krejt ndryshe; Ministri i Financave të Francës dha dorëheqje sepse nuk justifikon dot një apartament me dy dhoma.

Ministri i brendshëm belg dha dorëheqje sepse një protestuese vdiq në duart e policisë nē demostratë, një minister transporti dha dorëheqje se u shemb një urë.

Kurse ju për një mandat katër vjeçarë keni shkatërruar shtetin e së drejtës, institucionet publike, policinë, arsimin shëndetsinë keni kthyer institucionet e shtetit inkubatorë krimi e laboratorē droge.

Si llupës i pangopur i pushtetit kërkon të blesh edhe fjalën e lirë, mediat e shkruara dhe vizive, portalet, diplomatët e korruptuar madje edhe zgjedhjet.

Por lideri i opozitës nē emër të ansamblit opozitar e të popullit shumicë që e mbështet e ka deklaruar solemnisht kurrrë nuk do të ndodhë.

Përpjekja juaj e dëshpēruar për tē rezistuar me çdo çmim edhe se tashmē edhe ti e ke tē qartë fundin politik na kujton Hitlerin në pranverēn e vitit 1946 kur ai i shpartalluar nga të gjitha frontet shpresonte ta shpëtonte mrekullia e Zotit.

Para disa ditësh ju na thatē Opozita ështē e lirë të vrasë vehten. Ne po të themi je i lirë si Hitleri të zgjedhësh fundin tënd. Rama ik! Tani nuk të shpëton as Zoti. Për Gabrielin dhe Mogerinin nuk bëhet fjalë.

Please follow and like us: