Albspirit

Media/News/Publishing

“Pse ike nga Shqipëria dhe nuk bëre burg?”, Kadare rrëfen prapaskenat pasi u cilësua tradhtar

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka dhënë një intervistë për median rumune “news.ro” ku ka folur mbi çështjen për të cilën ai është vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes, për atë që u cilësua “skandal” e ai u shpall “tradhtar”. Kadare tregon se vendosi të bëjë diçka ndryshe, pasi të bëri burg ishte shndërruar në diçka të zakonshme në kohën e komunizmit, e për ata që mbesnin jashtë, i burgosuri brenda nuk sillte asnjë përfitim. Ai e përshkruan vendimin e tij si një veprim sensacional, ku ai do të kishte mundësinë të luante një rol.

“Kur lashë Shqipërinë, bëra një llogari të ftohtë: ekzistonte një lëvizje intelektuale që priste diçka dhe unë duhej të bëja pak zhurmë. Lashë vendin, bëra një deklaratë publike, që është e njohur për të gjithë. Ishte një skandal, u shpalla dezertor, tradhtar. Ditën që lashë vendin, në orën 6 në mbrëmje njerëzit dëgjuan deklaratën time në “Zërin e Amerikës”. “Pse nuk bëre burg”, më thonë. Ishte e thjeshtë të shkoje në burg, por a do të kishte kuptim? Shumë pak. Ndërsa ky ishte një veprim sensacional, unë luaja një rol. Burgu në diktaturën komuniste ishte një gjë pa rëndësi. Me mijëra u u burgosën dhe nuk pati asnjë rezultat”, është shprehur shkrimtari Kadare.

Please follow and like us: