Përfundon bllokimi i rrugëve, Basha: Zoti e bekoftë këtë qëndresë
Lulzim Basha u është drejtuar sot mbështetësve të tij në Tiranë ku ka kërkuar edhe njëherë një qeveri teknike.
Përmes megafonit, Basha tha se qeveria teknike do të garantojë luftën ndaj krimit, votimin dhe numërimin elektronik, si edhe votimin e zbatimin e Vettingut.
“Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë qëndresë. Ky ishte një paralajmërim se vendosmëria e bashkimit qytetar është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” – tha Basha.
Në përfundim të protestës, Basha bëri thirrje për ta mbyllur protestën duke kënduar himnin kombëtar.
Ditën e sotme protesta e opozitës që zgjati mbi 1 orë shkaktoi probleme në qarkullimin rrugor, ndërsa pjesëmarja e raportuar përmes pamjeve direkte në media ishte e kufizuar.