Albspirit

Media/News/Publishing

PD, një orë protestë shembullore

Partia Demokratike ka zhvilluar sot një protestë shembullore në ditën e saj të 66 të protestës, filluar me 18 shkurt pas një mitingu, ku kreu demokrat vendosi që ngujoheshin përpara kryeministrisë.

Sot PD ka përshkallëzuar aksionin e saj në të gjithë vendin nga jugu në veri në mënyrë paqësore, pa regjistruar asnjë incident të rëndësishëm, demokratët kanë qëndruar përreth një orë në të gjitha kryqëzimet kryesore të vendit.

Në Lushnjë, Elbasan, Tiranë, Milot etj, Partia Demokratike, e mbështetur nga mijëra qytetarë dha sot një tjetër mesazh të fortë se nuk do të tërhiqen pa siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëpërmjet qeverisë teknike.

Protestat kanë qenë të qeta, nuk ka pasur asnjë incident, pjesëmarrja duket të ketë qenë masive dhe tashmë protestuesit janë shpërndarë qetësisht duke dhënë shembullin e një aksioni paqësor europian.

Në fund, kreu demokrat dha mesazhin e tij duke theksuar se PD nuk do të bëjë asnjë hap pas. Përpara Bashës ka folur edhe Arben Ristani, i cili theksoi se aksioni i opozitës do të vazhdojë në Kavajë, më 8 maj.

Opozita pritet të përshkallëzojë aksionin e saj mes protestave të ndryshme. Kjo e sotmja ishte një aksion vërtet qytetar dhe shembullor i demokratëve.

Please follow and like us: