Zgjedhjet në Francë, BE me shpresën tek Macron
Shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini, ka reaguar menjëherë mbylljes së raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Mogherini ka uruar kandidatin për president të Francës, Emmanuel Macron për rezultatin e sotëm.
“Rezultati është shpresa dhe e ardhmja e brezit tonë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kandidati i qendrës Emanuel Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen do të perballen më 7 maj në balotazh.
Please follow and like us: