Anjeza rikthehet dhe flet për marrëdhënien me vjehrrën angleze: Më thotë “Po unë ҫ’dua në televizion?”
Anjeza Shahini ishte e ftuara e veccantë e Adi Krastës dje pasdite në ‘’E diell’’. Këngëtarja shqiptare prej disa kohësh nuk ka qenë aktive ne skenat tona për një arsye të thjeshtë: nuk jeton më në Shqipëri.
Pas martesës Anjeza është vendosur të jetojë me bashkëshortin e saj në Angli, në vendin e tij të lindjes.
Ajo ka treguar se dhe atje është një vajzë e mirë shtëpie, si dhe marrëdhënien e mirë që ka me të ëmën e Paul Edward Conolly, vjehhrën e saj.
Prindërit e Paul kanë qenë dhe janë shumë kureshtarë për të dhe për Shqipërinë, tregon Anjeza: “Ata janë shumë kuriozë për mua dhe për vendin tim. Në familjen tonë nuk ka të huaj, megjithatë ata duan të dinë më shumë, ndaj më pyesin gjithmonë për gjëra të ndryshme…”
E ngacmuar veҫanërisht për vjehrrën, Anjeza tregon se ajo është shumë e mirë dhe marrëdhëniet me të janë shumë të mira: “Quhet Gëen dhe është shumë e mirë. Unë e kam përmendur shpesh edhe në televizion, ndaj edhe është e habitur që e përmend dhe më thotë: “Po unë ҫ’dua në televizion?”
Anjeza tregon se vjehrra e saj e ka vizituar Shqipërinë dhe i pëlqen shumë vendi ynë. Madje, shumë vite më parë, ajo mori edhe një shenjë nga Shqipëria që do t’i tregonte se në shtëpi do t’i hynte një Anjezë: “Ajo kishte vizituar një vend që njihet si Anjeze. Madje më ka thënë se atje kishte thyer edhe këmbën. I kujtohet si moment dhe ma ka përmendur. Paska qenë e shkruar… më ka thënë sa herë e kujton.”
Kështu, që Anjeza do të ishte pjesë e një familjeje diplomati, e kishte parandierë më herët vjehrra e saj. Edhe pse ata jetojnë shumë kilometra larg njëri-tjetrit, Anjeza thotë se e ndien veten me fat për familjen e saj të re që gjeti në Londër.