Blushi ironizon Ramën: Sa qesharak, kryeministrat e botës bien nga “shiu”, ky bie nga “çadra”
Deputeti Ben Blushi, njëherë kreu i LIBRA-s nuk i kursen ironitë ndaj kryeministrit Edi Rama sa herë i jepet mundësia. Me anë të një statusi të shkurtër në ‘Facebook’, Blushi pohon se Rama është qesharak.
“SI PO IKËN EDI RAMA
Sa qesharak eshte Edi Rama. Gjithë Kryeministrat e botës bien nga shiu, ky bie nga cadra !.”, citohet në mesazhin e Blushit.
Dje Blushi teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ në ‘News24’ deklaroi se në rast se fiton deputet në kurriz të dikujt tjetri, do e lërë atë mandat pasi është i pamerituar. Ai tregoi se forcat politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje qoftë kjo edhe për të vërtetuar dyshimet e ngritura.
Sipas tij, çdo vendim, duhet marrë pas zgjedhjeve, duke parë cilësinë e tyre. “Ne duhet ti marrim vendimet pas zgjedhjeve. Nuk ka rrugë tjetër. Duhet ti marrim vendimet të nesërmen duke parë cilësinë e zgjedhjeve. Duhet të shkojmë në zgjedhje për të luftuar secili për bindjet e veta. Nëse unë dal me 50 deputetë në kurriz të dikujt tjetër do i lë ato deputetë se janë të pamerituar. Nuk dua asnjë votë që nuk më takon”-tha Blushi.