Albspirit

Media/News/Publishing

Fatmir Xhafaj, letër Prokurorit Llalla për kanabisin e djegur

Plas debati mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka nisë një letër Prokurorit Llalla përmes të cilës i kërkon këtij të fundit të sjellë në polici perosnat që nuk zbatuan ligjin gjatë likuidimit të hashashit të kapur.

Ndërkaq ai i tërheq vërejtjen Prokurorit se pse ka ngritur problemin e shkeljes së procedurave ditët e fundit ndërkohë që nuke ka bërë këtë veprim përgjatë viti 2016 e në vijim.

xhafaj faskimile leter

“Komunikimi më i fundit publik i Juaji, përkatësisht gjatë takimit në prezencë të medias e drejtuesëve të hallkave të ndryshme të Prokurorisë, me Ministrin e Drejtësisë zotin Vasili, përmbante një shqetësim Tuajin për mospërfshirje totale të Prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohen dhe asgjësohen lëndët narkotike!

Ky fakt nëse mbetet i provueshëm dhe i vërtetë, së pari më bën përshtypje se përse nuk u diskutua në takimin e përbashkët e nuk gjen asnjë gjurmë të ndonjë komunikimi zyrtar të mëparshëm mes dy Institucioneve! Gjithsesi, për të qenë sa më korrekt në këtë reagim i’u referova edhe dy raporteve tuaja për gjendjen e kriminalitetit, të paraqitura në vitin 2016 dhe në fillim të këtij viti në Kuvendin e Shqipërisë dhe në të gjitha faqet e atyre raporteve, që shpjegojnë shumë detaje, nuk gjendet asnjë rresht i vetëm lidhur me këtë akuzë të artikuluar publikisht nga Ju disa ditë pasi keni paraqitur raportin tuaj në Kuvend!!!

Deklarata juaj e përcjell në këtë mënyrë çmoj se cënon frymën pozitive të besimit dhe bashkërendimit të punës, që ne kemi diskutuar e jemi dakortësuar të kultivojmë në punën e përbashkët të prokurorëve edhe strukturave të policisë gjyqësore, në përpjekjet e përditshme për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike.

Së dyti, duke njohur detyrimet proceduriale penale si dhe të akteve të tjera ligjore që disiplinojnë qartazi mënyrën e dokumentimit, administrimit dhe ruajtjes së sendeve dhe provave të sekuestruara në kuadër të një procesi penal, çmoj t’Ju them se, roli i Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe ai i Prokurorit, jo vetëm që lidhen organikisht mes tyre, por ndërvaren plotësisht me natyrshëm, përcaktim të autoritetit superior, atij të Prokurorit.

Në këtë aspekt, edhe procedura e asgjesimit të lëndëve narkotike me djegie është po kaq e qartë, ku prezenca e Prokurorit është e domosdoshme, dokumentimi i saj i përhershëm e me nënshkrim të të gjithë pjesëmarrësve.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, ai i Gjykatës, Eksperti i Institutit të Policisë Shkencore, Specialisti i Hetimit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të gjithë këta nën kryesinë e Prokurorit, përbëjnë grupin e domosdoshëm të punës që në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, Ligjit për Policinë e Shtetit, Ligjit për Parandalimin dhe Luftën ndaj Trafikut të Substancave Narkotike dhe Psikotrope, si dhe udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Punëve të Brendshme, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministit të Shëndetësisë, realizojnë sa më lart.

Shkeljet e pretenduara prej Jush publikisht, për më tepër si tërësi praktike, kalojnë cakun e përgjegjësisë administrative”, shkruan ministri Xhafa.

Në vijim ministri Xhafa i thotë Prokurorit se po pret të dërgojë edhe prokurorë përpara përgjegjësisë penale.

“Mirëpres nga ana juaj të evidentoni shkeljet konkrete dhe personat përgjegjës në rradhët e Policisë së Shtetit. Duke njohur përgjegjësitë për institucionin që unë drejtoj jam i gatshëm të ndëshkoj cdo shkelje të ligjit në rradhët e tij. Jam i sigurt, referuar shqetësimit publik që Ju ngritët, se të njëjtën gjë do të bëni edhe Ju edhe për drejtuesit e prokurorive përkatëse që kanë lejuar situata të tilla paligjshmërie”, thekson ministri Xhafa.

Please follow and like us: