SHBA godet sërish Sirinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmeve ajrore kundër Sirisë kanë ngrit sanksione ndaj shtetit të udhëhequr nga Bashar al-Assad.
SHBA ka vënë në listën e zeze 271 punonjës të një agjencie qeveritare siriane të cilët thuhet se janë përgjegjës për zhvillimin e armëve kimike. Kjo vjen disa javë pasi sulmi me armë kimike la të vrarë shumë njerëz në një provincë në Siri.
Sanksionet janë të fundit të ndërmarra nga administrata e Trump si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në 4 prill. Sipas autoriteteve amerikane në këtë sulm u vranë 90 persona.
Në fillim të këtij muaji, SHBA lansuan dhjetëra raketa kundër një baze ajrore siriane.
Please follow and like us: