Vlora Çitaku, kryetare nderi e ‘Refugees International’
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është shpallur kryetare nderi e “Refugees International” për këtë vit.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Çitaku është shprehur e nderuar për këtë pozitë.
“Jam e lumtur që do të shërbej si kryetare nderi këtë vit në “Refugees International”, ka shkruar Çitaku.
Po ashtu, “Refugrees International”, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare kanë falënderuar ambasadoren Çitaku për përkrahje.
Refugees International është organizatë e pavarur që përkujdeset për njerëz të zhvendosur.
Please follow and like us: