Albspirit

Media/News/Publishing

Ja negociatat që do të zhvillohen në Tiranë

Negociatori McAllister dhe Knut Fleckenstein do të mbërrijnë nesër si pjesë e negociatave për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Ndryshe nga sa është njoftuar një pjesë e medias, agjenda e takimeve është përcaktuar qartas dhe do të nisë me takimin që dy negociatorët do të zhvillojnë së pari me Ramën dhe Metën.

Takimi mes tyre është planifikuar të zhvillohet në orën 14:00 dhe veç kryeministrit së bashku me McAllister dhe Fleckenstein do të jetë edhe kryetari i LSI-së Meta.

Dy orë më pas një tjetër takim do të zhvillohet për negociata me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Vetëm se në takim me të do të jetë McAllister dhe jo Knut Fleckenstein.

Përveç agjendës së takimeve nuk është përcaktuar asnjë draft për palët.

Burime të Opinion.al bëjnë me dije se nuk ekziston  asnjë dokument që mund t’i ofrohet palëve paraprakisht për shqyrtim gjatë takimit.

Përtej pritshmërive përfunidmi i bisedimeve mund të sjellë një marrëveshje mes palëve, pas më shumë se dy muaj protestë të opozitës dhe kërkesës së saj të panegociueshme për qeveri teknike.

I njëjtë dhe i pandryshueshëm mbetet edhe qëndrimi i Edi Ramës që nuk toleron mundësinë e një qeverie teknike që mund të çojë vendin në zgjedhje.

Please follow and like us: